Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët nën moshën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveç nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mos i thani gjërat e palara brenda në pajisje.
Zbutësit e rrobave ose produktet e ngjashme duhet të përdoren siç përcaktohet në udhëzimet e zbutësit të rrobave.
Hiqni të gjitha objektet nga xhepat, si p.sh. çakmakët dhe shkrepëset.
Asnjëherë mos e ndaloni pajisjen para se të ketë mbaruar cikli i tharjes, përveç nëse të gjitha gjërat janë hequr shpejt dhe përhapur në mënyrë që nxehtësia të shpërndahet.
Pajisja nuk duhet të përdoret nëse janë përdorur lëndë kimike industriale për pastrim.
Gjërat që janë ndotur me substanca si vaj gatimi, vaj vegjetal, aceton, alkool, benzinë, kerosen, pastrues njollash, turpentinë, dylle dhe pastrues dylli duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe me një sasi detergjenti shtesë para se të thahen në pajisje.
Mos e pini ujin e kondensuar. Mos zbatimi i kësaj mund të shkaktojë sëmundje që merren nga ushqimi.
Nëse kablloja e korrentit është dëmtuar, duhet të ndërrohet nga prodhuesi ose agjentët e tij të shërbimit apo nga persona të kualifikuar të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
Filtri i pushit duhet të pastrohet herë pas here.
Pushi i rrobave nuk duhet të lihet të grumbullohet në pajisje.
Mos spërkatni detergjent pastrimi drejtpërdrejtë mbi pajisje dhe as mos e përdorni pajisjen për të tharë rroba që janë lënë me detergjent pastrimi.
Mos i thani rrobat e njollosura me substanca vaji. Substancat e vajit (përfshirë vajrat ushqimorë) të derdhura në rroba nuk mund të hiqen komplet edhe pas larjes me ujë.
Pajisja nuk duhet të lidhet përmes një pajisjeje çelësi të jashtëm, si për shembull kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një pajisje.
Hiqini rrobat nga produkti menjëherë pas përfundimit të tharjes ose kur fiket pajisja gjatë procesit të tharjes. Lënia e rrobave të thara në pajisje pa u mbikëqyrur mund të shkaktojë zjarr. Rrobat që nuk janë hequr nga pajisja pas tharjes mund të shkaktojnë zjarr. Hiqini rrobat menjëherë pas tharjes dhe më pas varini ose hapini diku që të ftohen.
Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm në shtëpi.