Lart > PËRDORIMI > Opsione dhe Funksione Ekstra > Child Lock (Kyçi i fëmijëve)

Child Lock (Kyçi i fëmijëve)

Ju mundëson të kontrolloni kyçjen dhe shkyçjen e panelit të kontrollit. Ndalon që fëmijët të ndryshojnë ciklet ose të vënë pajisjen në punë.

Kyçja e Panelit të Kontrollit

  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin Anti Crease (Anti rrudha) dhe Delay End (Shtyrje e kohës) njëkohësisht për 3 sekonda.

  • Do të bjerë një sinjal dhe CL do të shfaqet të ekran.

    • Kur aktivizohet ky funksion, të gjithë butonat kyçen përveç butonit Ndezjes/Fikjes.

SHËNIM
  • Fikja e energjisë ose përfundimi i të gjitha cikleve nuk e rivendos funksionin e kyçjes për fëmijët. Duhet të çaktivizoni funksionin e kyçjes për fëmijët para se të përdorni ndonjë prej funksioneve të tjera.

Zhbllokimi i Panelit të Kontrollit

Shtypni dhe mbani shtypur butonin Anti Crease (Anti rrudha) dhe Delay End (Shtyrje e kohës) njëkohësisht për 3 sekonda.

  • Do të bjerë një alarm sinjalizues dhe koha e mbetur për programin aktual do të shfaqet përsëri në ekran.