Përdorni një telefon inteligjent për të kontrolluar pajisjen tuaj në distancë. Gjithashtu, ju mund të monitoroni funksionimin e ciklit tuaj, për të ditur sesa kohë ka mbetur në cikël.
Futni rrobat në kazan dhe mbyllni derën e tharëses.
Shtypni butonin Ndezjes/Fikjes.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Anti Crease (Anti rrudha) për 3 sekonda për të aktivizuar funksionin e telekomandës.
Nisni një cikël nga aplikacioni LG ThinQ në telefonin tuaj inteligjent.
Kur aktivizohet ky funksion, ciklin mund ta ndizni vetëm nga aplikacioni LG ThinQ në telefonin inteligjent. Nëse cikli nuk nis, pajisja do të presë fillimin e ciklit derisa të mbyllet në distancë nga aplikacioni apo kur ky funksion të çaktivizohet.
Nëse dera është hapur, ju nuk mund të nisni një cikël në distancë.
Kur aktivizohet funksioni, shtypni dhe mbani shtypur butonin Anti Crease (Anti rrudha) për 3 sekonda.
Shkarkoni cikle të reja dhe të veçanta që nuk përfshihen tek ciklet kryesore në aplikacion.
Pajisjet e lidhura me sukses mund të shkarkojnë një shumëllojshmëri ciklesh specialiteti që janë specifike për pajisjen.
Me përfundimin e shkarkimit të ciklit në pajisje, pajisja e ruan ciklin e shkarkuar deri në shkarkimin e një cikli të ri.
Vetëm një cikël i shkarkuar mund të ruhet në pajisje çdo herë.