Lart > UDHËZIME SIGURIE > PARALAJMËRIM > Përdorimi

Përdorimi

  • Mos u përpiqni t’i ndani panelet ose ta çmontoni pajisjen. Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë në panelin e kontrollit për ta vënë pajisjen në punë.

  • Mos e riparoni dhe as mos e ndërroni vetë asnjë pjesë të pajisjes. Të gjitha riparimet dhe shërbimet duhet të bëhen nga personeli i kualifikuar i shërbimit përveç nëse është rekomanduar në mënyrë specifike në këtë manual përdorimi. Përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara nga fabrika.

  • Mbajeni vendin poshtë dhe rrotull pajisjes pa materiale të djegshme si p.sh. push, letra, lecka, lëndë kimike, etj.

  • Mos futni kafshë shtëpiake ose kafshë të tjera brenda në pajisje.

  • Mos e lini derën e pajisjes të hapur. Fëmijët mund të varen mbi derë ose të futen brenda në pajisje, duke shkaktuar dëme ose lëndime.

  • Asnjëherë mos e ngacmoni pajisjen ndërkohë që është në punë. Prisni derisa kazani të ketë ndaluar plotësisht.

  • Mos futni, lani ose thani gjëra që janë pastruar, larë, njomur ose njollosur me substanca të djegshme ose shpërthyese (si p.sh. dyllë, vaj, bojë, benzinë, sgrasator, solucione të pastrimit kimik, vajguri, vaj vegjetal, vaj gatimi, etj.). Përdorimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.

  • Në rast se derdhet ujë, shkëputeni spinën e energjisë dhe kontaktoni qendrën e informacionit për klientët e LG Electronics.

  • Mos e shtyni poshtë derën e pajisjes kur dera është e hapur.

  • Mos përdorni gazra të djegshëm dhe substanca të djegshme (benzol, benzinë, hollues, naftë, alkool, etj.) pranë pajisjes.

  • Nëse tubi i shkarkimit ose tubi hyrës ngrin gjatë dimrit, lëreni të shkrijë përpara se të përdorni pajisjen.

  • Mbani të gjithë detergjentet e larjes, zbutësit dhe zbardhuesit larg nga fëmijët.

  • Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.

  • Mos e përkulni kabllon e korrentit më tepër seç duhet dhe as mos vendosni objekte të rënda mbi të.