Pajisja nuk ndizet.
Kordoni i energjisë nuk është futur mirë.
Sigurohuni që spina e energjisë të jetë lidhur mirë në një prizë të tokëzuar që përputhet me etiketën e vlerave të pajisjes.
Është djegur siguresa në shtëpi, ka rënë automati ose ka ndodhur ndërprerje energjie.
Ngrini automatin ose ndërroni siguresën. Mos e rritni kapacitetin e siguresës. Nëse problemi ka të bëjë me mbingarkesë të qarkut, rregullojeni me një elektricist të kualifikuar.
Pajisja nuk nxehet.

Rrjedhje uji.
Zorra e depozitës së ujit ose tubi opsional i shkarkimit nuk është lidhur mirë.
Lidheni mirë zorrën e depozitës së ujit ose tubin opsional të shkarkimit.
Dera është mbyllur ndërkohë që rrobat ose ndonjë substancë e huaj është bllokuar në derë.
Kontrolloni nëse rrobat ose ndonjë substancë e huaj është bllokuar në derë para se ta përdorni pajisjen. Nëse rrjedh vazhdimisht ujë, kontaktoni Qendrën e Informacionit të Klientit të LG Electronics.
Pajisja punon dhe ndalon vetë pasi të ketë mbaruar cikli i tharjes.
Kështu funksionon opsioni Anti Crease (Anti rrudha).
Sigurohuni që të keni aktivizuar opsionin Anti Crease (Anti rrudha). Ky opsion është projektuar që të parandalojë rrudhat që formohen kur rrobat nuk shkarkohen menjëherë pas ciklit të tharjes. Kur aktivizohet ky opsion, pajisja punon për 10 sekonda dhe ndalon për 5 minuta. Ky opsion është aktiv për deri 2 orë.