Lart > ZGJIDHJA E PROBLEMEVE > Para se të telefononi për servis > Aromat e këqija

Aromat e këqija

Pajisja vjen aromë të keqe.

Shkaku

Po e përdorni pajisjen për herë të parë?

Zgjidhja
  • Aroma e keqe shkaktohet nga materiali i gomës që ndodhet brenda në pajisje. Kjo aromë është vetë aroma e gomës dhe zhduket automatikisht pasi pajisja të përdoret disa herë.

Shkaku

A vjen aromë të keqe gjatë përdorimit?

Zgjidhja
  • Kur lani rrobat, përdorni detergjent në përputhje me rekomandimet e prodhuesit. Nëse përdorni detergjent më shumë seç duhet jo në përputhje me rekomandimet, detergjenti i patretur mund të grumbullohet te rrobat dhe mund të shkaktojë aromë të keqe.

  • Rrobat mund të vijnë aromë të keqe nëse i lini rrobat në pajisje pas tharjes ose në lavatriçe pas larjes. Shkarkoni rrobat menjëherë në fund të ciklit të tharjes ose të larjes.

  • Sigurohuni që edhe në lavatriçe të vijë e njëjta aromë e keqe. Nëse po, pastroni tubin e lavatriçes duke iu referuar manualit të përdorimit të lavatriçes.

  • Gjithmonë sigurohuni që ë dy filtrat e pushit të jenë të pastër. Nëse ka mbetje në filtrin e pushit pas tharjes, mund të shkaktohen aroma të këqija. Gjithashtu, thani komplet filtrin e pushit pasi ta keni pastruar.

  • Heqja e aromave të këqija dhe pastrimi i kondensatorit duhet të kryhet rregullisht duke iu referuar seksionit MIRËMBAJTJA.