Për të komanduar televizorin me anë të celularit inteligjent
Mund ta shkarkoni aplikacionin LG TV Remote nga Google Play Store ose nga Apple App Store dhe ta përdorni në çdo televizor të lidhur me celularin inteligjent.
- Tani mund t'i shikoni shfaqjet tuaja të preferuara televizive në celularin inteligjent. (Vetëm disa modele)
- Mund ta jepni lehtësisht informacionin e llogarisë për t'u identifikuar.
- Mund t'i shtoni kanalet e preferuara në celularin inteligjent.
- Mund të përdorni funksione të tilla si PREMIUM, Aplikacionet e mia dhe SmartShareTM drejtpërdrejt në celularin inteligjent.
- Mbështetet funksioni i futjes së tekstit, pra mund të fusni tekst lehtësisht. (Teksti nuk mund të futet në disa ekrane.)
- Zgjidhni bllokun me prekje të aplikacionit për të komanduar në të njëjtën mënyrë treguesin e telekomandës magjike.
- Aplikacionin e lojërave të televizorit mund ta kontrolloni duke zgjedhur funksionin Blloku i lojërave në aplikacionin LG TV Remote.
- Ofrohet edhe blloku i tasteve që mundëson komandimin e dekoduesit dhe të pajisjeve të medias. (Vetëm disa modele me kushte të specifikuara.)
- Mund ta caktoni televizorin në modalitet kursimi të energjisë (AV joaktiv) ndërkohë që shikoni televizor në celularin inteligjent.
- Mund ta fiksoni ekranin që shikoni dhe ta shpërndani përmes shërbimeve të rrjeteve sociale, si Twitter dhe Facebook.
Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të televizorit ose versionit të aplikacionit LG TV Remote.