Çfarë është Time Machine?
Është një funksion që mund ta përdorni për të regjistruar programin që po shikoni aktualisht ose që dëshironi të shikoni, si dhe për ta kthyer mbrapsht programin që shikoni në kohë reale.
| Regjistrim i menjëhershëm | Regjistron menjëherë programin që po shikoni. |
| Regjistrim me orar | Zgjedh programin që dëshironi ose cakton kohën për regjistrim. |
| Luaj | Luan regjistrimet. |
| Live Playback | Kthen mbrapsht programin që shikoni në kohë reale. |
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Mund të regjistroni edhe programe dixhitale/analoge të transmetuara me anë të kabllos RF dhe material të luajtur nëpërmjet hyrjes AV IN.
Nuk mbështetet regjistrimi i materialit me të drejtë autori, të luajtur nga dekoduesi me anë të fishës AV. Nuk mbështetet as regjistrimi i titujve origjinalë DVD/Blu-ray.
Të gjitha transmetimet mbrohen nga e drejta e autorit; mund t'ju duhet të merrni leje nga zotëruesi i të drejtës së autorit përpara riprodhimit ose luajtjes së këtyre transmetimeve. Nëse përdoruesi regjistron audio ose video me anë të kësaj pajisjeje, regjistrimet duhet të kryhen vetëm për përdorim personal. Ndalohet shitja, transferimi ose dhënia me qira e regjistrimeve që mbrohen nga e drejta e autorit.