Për të vendosur funksionet e Time Machine
This is the Home button on the Magic remote control. Time Machine Option
Mund t'i ndryshoni parametrat për Time Machine gjatë përdorimit të funksionit.
Cilësia e regjistrimit [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Cakton cilësinë e figurës së regjistrimeve. Mund ta caktoni në Cilësi e lartë ose Cilësi normale.
  • Koha e regjistrimit mund të ndryshojë në varësi nga cilësia e regjistrimit.
Live Playback Luan një skenë që ju e keni humbur pa e parë.
  • Aktiv : Aktivizon automatikisht funksionin Live Playback kur ndizni televizorin.
  • Joaktiv: Çaktivizon funksionin Live Playback.
Fshirja automatike Fshin automatikisht regjistrimet e vjetra kur pajisja USB është plot për të krijuar hapësirë për ruajtjen e regjistrimeve të reja.
  • Regjistrimet e mbrojtura nuk fshihen automatikisht.
Nisja e pajisjes USB [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Cakton një njësi ruajtëse të lidhur që të përdoret vetëm për Time Machine Ready. Të gjitha të dhënat e ruajtura në pajisjen USB fshihen.
Kompjuteri nuk do ta dallojë njësinë ruajtëse në të cilën është kryer Nisja e pajisjes USB.
Regjistrimet e ruajtura në pajisjen USB mund të dëmtohen. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për regjistrime të dëmtuara, sepse përdoruesi është përgjegjës për menaxhimin e të dhënave.