Çfarë është Live Playback (luajtja në kohë reale)?
Është funksioni që mund të përdorni për ruajtjen e përkohshme në një pajisje USB të programit që po shihni aktualisht, në mënyrë që të luani sërish skenën që keni humbur gjatë shikimit të televizorit. Ky funksion mundëson vazhdimin e shikimit nga pika ku e keni lënë më parë, nëse dilni për një farë kohe.
Për të përdorur funksionin Live Playback, duhet ta caktoni modalitetin Live Playback në AKTIV pas lidhjes së pajisjes USB .
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Ky funksion punon për programet analoge/dixhitale dhe për modalitetin e hyrjes AV.
Me funksionin Live Playback, mund ta luani programin për deri në dy orë. Kjo kohë mund të ndryshojë në varësi të rajonit tuaj.
Gjatë modalitetit Live Playback, figura e ruajtur me anë të këtij funksioni fshihet nëse e fikni televizorin pa e regjistruar atë.
Për të përdorur funksionin Live Playback (luajtje në kohë reale)
Përdorni butonin e navigimit majtas ose djathtas në telekomandën magjike për ta kthyer pas ose përpara me 10 sekonda figurën që po shikoni.
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga televizori juaj.

Mund ta përdorni Live Playback edhe me anë të butonit të navigimit majtas ose djathtas në një telekomandë të zakonshme.