Për të vendosur fjalëkalimin
This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat KYÇ Vendos fjalëkalim
Vendos ose ndryshon fjalëkalimin e televizorit.
Fjalëkalimi fillestar është caktuar '0000'.
Kur zgjidhet Franca te Shteti, fjalëkalimi nuk është '0000' por '1234'.
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Kur zgjidhet Franca te Shteti, fjalëkalimi nuk mund të vendoset '0000'.
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Për të kyçur sistemin
This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat KYÇ Kyç sistemin
Mundëson vetëm programe të caktuara duke bllokuar kanalet ose daljen e jashtme.
Zgjidhni Kyç sisteminAktiv.
Blloko programin Bllokon programet që kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët. Programet mund të zgjidhen, por ekrani nuk ka figurë dhe zëri hiqet.
  • Jepni fjalëkalimin për të parë program të bllokuar.
Klasifikimi [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Bllokon filmat që transmetohen vetëm në televizor dhe që kanë përmbajtje të papërshtatshme.
  • Bllokimi joaktiv: (audienca të përgjithshme) Lejohen të gjitha moshat
  • 10 vjeç e lart: (Sugjerohet kontrolli prindëror) Disa materiale mund të mos jenë të përshtatshme për fëmijët
  • 12 vjeç e lart: (Prindërit duhet të bëjnë kujdes të veçantë) Disa materiale mund të mos jenë të përshtatshme për fëmijët nën 12 vjeç
  • 14 vjeç e lart: (E kufizuar) Kërkohet prania e prindërve ose e një kujdestari të rritur për personat nën 14 vjeç
  • 16 vjeç e lart: Nuk lejohen personat nën 16 vjeç.
  • 18 e lart: Vetëm për të rritur
Kontrolli prindëror [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Ky funksion punon sipas informacionit nga stacioni i transmetimit. Për këtë arsye, nëse sinjali ka informacion të pasaktë, ky funksion nuk punon.
Parandalon fëmijët që të shohin programet televizive për të rritur, sipas caktimit të kufirit të klasifikimeve.
Jepni fjalëkalimin për të parë program të bllokuar.
Klasifikimi ndryshon sipas shtetit.
Klasifikimi i filmit [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Bllokon filmat që transmetohen vetëm në televizor dhe që kanë përmbajtje të papërshtatshme, bazuar në klasifikimin e Shoqatës Amerikane të Filmave (MPAA)
  • G: (audienca të përgjithshme) Lejohen të gjitha moshat.
  • PG: (Sugjerohet kontrolli prindëror) Disa materiale mund të mos jenë të përshtatshme për fëmijët.
  • PG-13: (Prindërit duhet të bëjnë kujdes të veçantë) Disa materiale mund të mos jenë të përshtatshme për fëmijët nën 13 vjeç.
  • R: (E kufizuar) Kërkohet prania e prindërve ose e një kujdestari të rritur për personat nën 17 vjeç
  • NC-17: Nuk lejohen personat nën 17 vjeç.
  • X: Vetëm për të rritur.
Klasifikimi i TV-së për fëmijët [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Bllokon programet televizive për fëmijë të cilat prindërit nuk dëshirojnë që të shikohen nga fëmijët e tyre. Për të bllokuar programe të tjera televizive, duhet të caktoni funksionin Klasifikimi i përgjithshëm i TV-së.
  • Mosha: TV-Y (Të gjithë fëmijët, duke përfshirë moshën 2-6 vjeç), TV-Y7 (Synuar për fëmijë më të mëdhenj, e përshtatshme për fëmijë 6 vjeç e lart)
  • Dhunë e imagjinuar: TY-Y7 (Synuar për fëmijë më të mëdhenj Dhunë e imagjinuar, e përshtatshme për fëmijë 6 vjeç e lart, meqë përmban dhunë të tepërt ose dyluftime)
Klasifikimi i përgjithshëm i TV-së [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Bllokon programet televizive që dëshironi bazuar te vlerësimet, duke përdorur funksionin Kontrolli prindëror (V-Chip).
  • V-Chip lexon automatikisht vlerësimet e programeve televizive dhe u mundëson prindërve bllokimin e programeve të papërshtatshme për fëmijët.
  • Mosha: TV-G (audiencë e përgjithshme, e përshtatshme për të gjitha moshat)
    TV-PG (Sugjerohet kontrolli prindëror, përmban materiale të papërshtatshme për fëmijë të vegjël)
    TV-14 (Prindërit duhet të bëjnë kujdes të veçantë, përmban materiale të papërshtatshme për fëmijë nën 14 vjeç)
    TV-MA (Vetëm për të rritur, e papërshtatshme për fëmijë nën 17 vjeç)
  • Bashkëbisedim: (bashkëbisedim sugjestiv) TV-PG ose TV-14
  • Gjuha: (gjuhë e ashpër)TV-PG, TV-14 ose TV-MA
  • Seks: (situatë me përmbajtje seksuale) TV-PG, TV-14 ose TV-MA
  • Dhunë: TV-PG, TV-14 ose TV-MA
Klasifikimi në anglisht i TV-së [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Zgjedhja e sistemit të klasifikimit sipas anglishtes së Kanadasë.
  • E: Përjashtimet
  • C: Fëmijët
  • C8+: Fëmijë të moshës tetë vjeç dhe më të rritur
  • G: Programe të përgjithshme, të përshtatshme për të gjitha audiencat
  • PG: Kontrolli prindëror
  • 14+: Shikuesit 14 vjeç e sipër
  • 18+: Programe për të rriturit
  • Bllokimi joaktiv: Lejon të gjitha programet
Klasifikimi në frëngjisht i TV-së [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.]
Zgjedhja e sistemit të klasifikimit sipas frëngjishtes së Kanadasë.
  • E: Përjashtimet
  • G: I përgjithshëm
  • 8ans+: I përgjithshëm-I papërshtatshëm për fëmijë të vegjël
  • 13ans+: I papërshtatshëm për fëmijë 13 vjeç dhe më të vegjël
  • 16ans+: I papërshtatshëm për fëmijë 16 vjeç dhe më të vegjël
  • 18ans+: Ky program është vetëm për të rritur
  • Bllokimi joaktiv: Lejon të gjitha programet
Klasifikim i shkarkueshëm [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.] [Vetëm në modalitet dixhital]
Ky funksion punon vetëm kur televizori merr të dhëna klasifikimi të rajonit 5. Emri i opsionit të klasifikimit mund të ndryshojë.
Bllokimi i hyrjes Bllokon burimet e hyrjes.
Bllokimi i aplikacioneve Bllokon aplikacionin.