Për të lidhur rrjetin
Kërkohet lidhje në rrjet me valë ose me kabllo për të përdorur funksionet inteligjente.
Pasi të jeni lidhur me rrjetin, mund të përdorni materiale PREMIUM, LG Smart World dhe më shumë.
Lidhje në rrjet me një klikim
Lidhet lehtësisht në rrjet me kabllo/me valë.
This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat RRJETI Lidhja në rrjet për t'u lidhur automatikisht në rrjet të disponueshëm. Ndiqni udhëzimet në televizor.
Për t'u lidhur në rrjet me anë të funksionit Cakto ekspertin
This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat RRJETI Lidhja në rrjet
Për përdorim në ambiente të veçanta, si p.sh. në zyra (në rastin e përdorimit të adresës statike IP).
  1. Zgjidhni lidhjen në rrjet, Me kabllo ose Me valë.
  2. Kur kryhet lidhja nëpërmjet Wi-Fi, përdorni një nga metodat e mëposhtme të lidhjes në rrjet.
Lista AP Lidhet në rrjetin e zgjedhur nga Lista AP.
Fut SSID Lidhet me AP-në me valë që keni shkruar.
WPS-PBC Lidhet lehtësisht kur shtypet butoni i AP-së me valë që mbështet PBC.
WPS-PIN Lidhet lehtësisht kur në faqen e internetit të AP-së futet PIN-i i AP-së me valë që dëshironi të lidhni.
Për të përdorur funksionin Wi-Fi Direct
This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat RRJETI Wi-Fi Direct
Wi-Fi Direct është funksion që mundëson lidhjen e televizorit me pajisje Wi-Fi Direct pa lidhje me internetin. Me SmartShareTM mund të shihni skedarët e ruajtur në pajisjen e lidhur nëpërmjet Wi-Fi Direct.
  1. Caktoni Wi-Fi DirectAktiv. (Nëse nuk e përdorni, ndryshojeni në Joaktiv.)
  2. Aktivizoni parametrat e Wi-Fi Direct në pajisjen me të cilën dëshironi të lidheni.
  3. Shfaqet lista e pajisjeve që mund të lidhen me televizorin.
  4. Zgjidhni një pajisje për ta lidhur.
  5. Zgjidhni Po kur shfaqet mesazhi i kërkesës për lidhje.
  6. Nëse pajisja që dëshironi të lidhni e pranon kërkesën, Wi-Fi Direct lidhet.
Për të përdorur funksionin MiracastTM / Intel WiDi
This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat RRJETI MiracastTM / Intel WiDi
Mund ta shihni ekranin e pajisjes në televizor me anë të teknologjisë MiracastTM dhe Intel WiDi.
  1. Caktoni MiracastTM / Intel WiDiAktiv. (Nëse nuk e përdorni, ndryshojeni në Joaktiv.)
  2. Aktivizoni parametrat MiracastTM / Intel WiDi në pajisjen me të cilën dëshironi të lidheni.
  3. Shfaqet lista e pajisjeve që mund të lidhen me televizorin.
  4. Zgjidhni një pajisje për ta lidhur.
  5. Zgjidhni Po kur shfaqet mesazhi i kërkesës për lidhje.
  6. Nëse pajisja që dëshironi të lidhni e pranon kërkesën, MiracastTM dhe Intel WiDi lidhen.
Disa modele mund të ofrojnë vetëm funksionin Intel WiDi.
Kur Wi-Fi Direct caktohet në Joaktiv, nëse caktoni MiracastTM / Intel WiDiAktiv, Wi-Fi Direct caktohet automatikisht në Aktiv.
Kur e caktoni funksionin MiracastTM / Intel WiDiJoaktiv, Wi-Fi Direct kthehet në cilësimin e mëparshëm.
Rekomandohet të lidhni laptop pranë me anë të Intel WiDi.
Pavarësisht se Intel WiDi mund të lidhet pa rrugëzues me valë, rekomandohet që fillimisht të lidhni rrugëzuesin me valë për performancë optimale.
Nuk mund ta lidhni televizorin me pajisje jo-LG Electronics, edhe kur ajo diktohet.
Rekomandohet që ta lidhni pajisjen me rrugëzues 5 GHz.
Shpejtësia e reagimit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdorimit.
Për më shumë informacion mbi pajisjen me të cilën dëshironi të lidheni, drejtojuni manualit të saj të përdorimit.
Caktimi i rrjetit - paralajmërim
Përdorni kabllo standarde LAN (Cat5 ose më lart me fole RJ45, fole LAN 10 Base-T ose 100 Base TX).
Ricaktimi i modemit mund të shkaktojë probleme me lidhjen në rrjet. Për të zgjidhur problemin, fikeni, shkëputeni, rilidheni dhe ndizeni sërish.
LG Electronics nuk mban përgjegjësi për probleme të lidhjes në rrjet ose për defekte, keqfunksionime dhe gabime të shkaktuara nga lidhja në rrjet.
Lidhja me internetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
Për shërbim DSL kërkohet modem DSL; për shërbim kabllor kërkohet modem kabllor. Mund të disponohet vetëm një numër i kufizuar lidhjesh në rrjet dhe konfigurimi i rrjetit të televizorit mund të mos disponohet në varësi të kontratës suaj me ofruesin e shërbimit të internetit (ISP). (Nëse lejohet vetëm një pajisje për linjë dhe kompjuteri është lidhur tashmë, nuk mund të përdoren pajisje të tjera.)
Rrjetet me valë mund të pësojnë interferencë nga pajisjet e tjera që punojnë me frekuencë 2,4 GHz (telefona me valë, pajisje Bluetooth ose furra me mikrovalë). Mund të shkaktohet interferencë edhe nga pajisjet me frekuencë 5 GHz, njësoj si pajisjet e tjera Wi-Fi.
Mjedis rrethues me valë mund të bëjë që shërbimi i rrjetit me valë të punojë ngadalë.
Nëse nuk e çaktivizoni të gjithë rrjetin lokal të shtëpisë, mund të ndodhë trafik në rrjet në disa pajisje.
Për lidhje AP nevojitet pajisje pike hyrjeje që mbështet lidhjen me valë dhe funksioni i lidhjes me valë duhet të jetë i aktivizuar në pajisje. Kontaktoni ofruesin e shërbimit në lidhje me disponueshmërinë e lidhjes me valë në pikën e hyrjes.
Kontrolloni parametrat e SSID-së dhe të sigurisë së AP-së për lidhjen AP. Drejtojuni dokumentacionit përkatës për parametrat e SSID-së dhe të sigurisë së AP-së.
Parametrat e pavlefshme në pajisjet e rrjetit (ndarësi i linjës me kabllo/me valë, nyja) mund të bëjnë që televizori të punojë ngadalë ose të mos punojë siç duhet. Instaloni pajisjet siç duhet sipas manualit përkatës dhe caktoni rrjetin.
Metoda e lidhjes mund të ndryshojë në varësi të prodhuesit të AP-së.