Energji
Shtypni butonin Energji për ta ndezur ose fikur.
Pasi cikli të ketë përfunduar, energjia do të fiket automatikisht për qëllime sigurie dhe ekonomie.
Nëse ka një rritje të energjisë, ndërprerje të energjisë ose çrregullime të çdo lloji, energjia do të fiket automatikisht për arsye sigurie.
Kur energjia të jetë përsëri e lidhur, ajo do të ndizet automatikisht dhe do të rifillojë ciklin.
Ekrani digjital
Ekrani digjital në panelin e kontrollit tregon kohën e PËRLLOGARITUR të ciklit. Pasi përzgjidhet cikli dhe opsionet, në ekran shfaqet koha totale e përllogaritur për përfundimin e opsioneve të përzgjedhura. Gjatë punës, ekrani tregon kohën e mbetur deri në përfundim.
Koha e përllogaritur e shfaqur në ekran nuk përfshin shtyrjen e kohës për ngrohjen e ujit, etj.
Nëse përzgjidhni Delay Start (Shtyrja e fillimit) ekrani do të tregojë kohën e shtyrë në orë.
Koha e ciklit Auto (Automatike) mund të ndryshojë në varësi të nivelit të ndotjes së enëve.
Ikona e rimbushjes me shkëlqyes enësh
Ikona lëshon sinjal kur niveli i shkëlqyesit të enëve është i ulët. Drita LED do të fiket automatikisht kur shkëlqyesi i enëve të jetë rimbushur ose niveli të jetë i vendosur në 0.
Ikona e pastrimit të makinerisë
Kjo ikonë lëshon sinjal pas çdo 30 ciklesh.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar ikonën, shtypni butonin Delicate (Delikate) për 3 sekonda.
Wi-Fi
Pasi pajisja të jetë lidhur me internetin përmes një rrjeti Wi-Fi në shtëpi, kjo ikonë do të ndizet.
Ikona e rimbushjes me kripë
Ikona lëshon sinjal kur niveli i kripës është i ulët. Drita LED do të fiket automatikisht kur kripa të jetë rimbushur.
Alarmi i ndezur/fikur
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar butonin e tingullit, shtypni dhe mbani të shtypur njëkohësisht për 3 sekonda Dual Zone (Zonë e dyfishtë) dhe Energy Saver (Ruajtës Energjie). Tingulli i sinjalit të gabimit nuk mund të fiket.
Cancel (Anulo)
Ndizet pompa e shkarkimit dhe cikli anulohet. Pasi pajisja të përfundojë shkarkimin, energjia fiket.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin START (Fillo) për 3 sekonda për të aktivizuar funksionin e anulimit.
START (Fillo)
Për të përdorur pajisjen, (në varësi të llojit të ekranit) shtypni butonin START (Fillo) dhe mbyllni derën ose mbyllni derën dhe shtypni butonin START (Fillo).
Nëse butoni START (Fillo) nuk shtypet brenda 4 minutash për të filluar ciklin, energjia do të fiket automatikisht.