Lart > UDHËZIME SIGURIE > PARALAJMËRIM > Përdorimi

Përdorimi

  • Duhet të hiqni menjëherë spinën e energjisë elektrike dhe të kontaktoni qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics nëse vëreni një zhurmë të pazakontë, aroma të këqija, ose shihni të dalë tym nga pajisja.

  • Mos e riparoni ose mos ndërroni asnjë pjesë të pajisjes. Të gjitha riparimet dhe shërbimet duhet të bëhen nga personeli i kualifikuar i shërbimit përveç nëse është rekomanduar në mënyrë specifike në këtë manual përdorimi. Përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara nga fabrika.

  • Mos e lini derën e pajisjes të hapur. Fëmijët mund të varen mbi derë ose të futen brenda në pajisje duke shkaktuar dëme ose lëndime.

  • Mos përdorni gazra të djegshëm dhe substanca të djegshme (benzol, benzinë, hollues, naftë, alkool, etj.) pranë pajisjes.

  • Mos u përpiqni t’i ndani panelet ose ta çmontoni pajisjen. Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë në panelin e kontrollit për ta vënë pajisjen në punë.

  • Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të rënda mbi të.

  • Mos vendosni kafshë, si p.sh. kafshë shtëpiake brenda pajisjes.

  • Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.

  • Nëse ka një rrjedhje gazi (izobutan, propani, gaz natyror, etj.), mos e prekni pajisjen ose spinën e korrentit dhe ajroseni vendin menjëherë.

  • Në rast përmbytjeje, hiqni spinën e energjisë elektrike dhe kontaktoni qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics.

  • Në kushte të caktuara, në sistemin e ujit të nxehtë i cili nuk është përdorur prej dy javësh ose më shumë, mund të prodhohet gazi i hidrogjenit. GAZI I HIDROGJENIT ËSHTË SHPËRTHYES. Nëse sistemi i ujit të nxehtë nuk është përdorur për kohë të gjatë, para se të përdorni pajisjen, hapni të gjithë rubinetin e ujit të nxehë dhe lëreni ujin të rrjedhë disa minuta. Kështu do të çlirohet gazi i hidrogjenit që është akumuluar. Nuk duhet të pini duhan dhe as të ndizni zjarr gjatë kësaj kohe, për shkak se gazi mund të marrë flakë.

  • Në sipërfaqen përreth dhe poshtë pajisjes nuk duhet të mbahen materiale të djegshme si psh: garza, letra, lecka, kimikate, etj.

  • Disa detergjente për lavastovilje kanë përbërje të lartë alkaline. Në rast se i gëlltisni, ato mund jenë shumë të rrezikshme. Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë dhe mbajini fëmijët larg lavastoviljes kur të hapni derën. Kontrolloni që kutia e detergjentit të jetë bosh pas përfundimit të ciklit të larjes.

  • Mos e përdorni pajisjen nëse nuk janë vendosur siç duhet në vendin e tyre të gjitha panelet mbyllëse.

  • Përdorni vetëm detergjent ose lëngje larës të rekomanduar për përdorim në pajisje dhe mbajini larg fëmijëve.

  • Mos lani ose thani enët të cilat janë të njollosura me substanca të djegshme si benzinë, tretës, detergjent me bazë tretësi.

  • Kur futni enët për t'u larë:

    • Vendosini enët e mprehta në një mënyrë që të mos dëmtojnë guarnicionin e derës.

    • Vendosini thikat me majën e mprehtë poshtë dhe dorezën lart, për të ulur rrezikun e dëmtimeve nga prerjet.

  • Enët plastike nuk lahen në lavastovilje përveç rastit kur kanë të shënuar “lahet në lavastovilje” ose diçka të tillë të barasvlershme. Për enët të cilat nuk kanë të shënuar këtë gjë, kontrolloni rekomandimet e prodhuesit.

  • Mos prekni asnjë element nxehtësie (ku është i ekspozuar) gjatë ose menjëherë pas përdorimit.

  • Mos abuzoni, mos u ulni, ose mos qëndroni sipër derës ose rafteve të enëve të lavastoviljes.

  • Pasi të pastroni enët, mbyllni rubinetin. Hapni përsëri rubinetin dhe kontrolloni lidhjet e tubit të furnizimit me ujë para pastrimit.

  • Mos e hapni derën kur pajisja është në përdorim pasi mund të shpërthejë uji dhe mund të shkaktojë rrezik rrëshqitjeje.

  • Tregoni kujdes për mos të kapur dorën gjatë mbylljes së derës së pajisjes.

  • Mos prekni asnjë dalje të montuar të avullit.

  • Pjesët e vogla, si për shembull kapëset e rafteve dhe kunjat që mbajnë filtrat mund të përbëjnë rrezik mbytje për fëmijët e vegjël nëse i hiqni nga lavastovilja. Mbajini ato larg fëmijëve të vegjël.

  • Thikat dhe mjetet e tjera të kuzhinës me majë të mprehtë duhet të vendosen në një kosh me majën e mprehtë drejtuar poshtë ose të vendosura në drejtim horizontal.

  • Dera nuk duhet të lihet hapur, përndryshe dikush mund të pengohet.