Hiqni pajisjen nga priza.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Zhvidhoseni tubin e furnizimit me ujë.
Hiqni vulosjen dhe filtrin plastik me një palë pinca të vogla ose me majat e gërshërëve.
Vendosni përsëri filtrin dhe guarnicionin për tu siguruar që është vendosur saktë.
Vendosni përsëri dhe siguroni tubin e furnizimit me ujë në anën e kundërt. Mos përdorni mjete mekanike për të shtrënguar tubin. Mund të përdorni një copë të butë për t'ju ndihmuar ta shtrëngoni me dorë.
Në lidhjen e tubave të furnizimit me ujë është montuar një filtër.
Nëse nuk rrjedh ujë mjaftueshëm në pajisje, kontrolloni që filtri të mos jetë bllokuar.
Nëse ka rrjedhje, duhet të kontrolloni tubin e furnizimit me ujë që të jetë lidhur siç duhet.
Mos e shtrëngoni asnjëherë më shumë seç duhet valvulën e furnizimit me ujë dhe as mos përdorni mjete mekanike për ta shtrënguar.
Kur të montoni përsëri vulosjen me filtrin, sigurohuni që mos të ketë papastërtira ose rërë që mund të ketë ardhur nga uji i furnizuar.