Altoparlant portativ me Bluetooth

Sound Bar Quick Guide


제목없음 (첫번째 타이틀 이전의 내용)>

Sound Bar Quick Guide

Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth


Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth> content1.html

Sound Bar Quick Guide

Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth


Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth>Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit> content2.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit

5533.png

4236.png

  1. a Karikoni altoparlantin përpara se ta përdorni. Hapni kapakun e pasmë dhe lidheni altoparlantin me përshtatësin e rrymës alternative (nuk furnizohet me pajisjen).
  2. b Lidhja me një pajisje të jashtme ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm” në faqen 22.)
  3. A Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes4286.png në altoparlant për ta ndezur atë.
  4. B Hapni kapakun e pasmë të altoparlantit dhe lidheni pajisjen e jashtme me terminalin AUX nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm.
  5. C Ndizni pajisjen e jashtme dhe filloni të luani muzikë.
  6. c Lidheni altoparlantin me një smartfon nëpërmjet funksionit Bluetooth ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
  7. A Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes4300.png në altoparlant për ta ndezur atë. Llamba LED e Bluetooth pulson.
  8. B Shtypni butonin Cilësimet4313.png në smartfon dhe përzgjidhni butonin 7250.pngBluetooth. Aktivizoni funksionin Bluetooth. (Off (joaktiv) 4334.png > On (aktiv) 4345.png)
  9. C Gjeni emërtimin “LG-XG5Q (XX)” në listën e pajisjeve në smartfon dhe lidheni me të. Pasi smartfoni të lidhet nëpërmjet Bluetooth, llamba LED e Bluetooth do të ndizet.
  10. D Luani në smartfon muzikën që dëshironi.
  11. d Lidhja me aplikacionin LG XBOOM ([ Shihni pjesën “Instalimi i aplikacionit”, “Përdorimi i Wireless Party Link” në faqen 16, 18.)
  12. A Gjeni aplikacioninLG XBOOM në platformën Google Play ose App Store dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
  13. B Hapni aplikacioninLG XBOOM dhe përdorni më shumë veçori. (EQ, Wireless Party Link, Lighting, Sleep Timer, Setting etj.)

Tabela e përmbajtjes

Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth

2 Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit

Eksplorimi i produktit

5 Pjesa e sipërme

7 Ana e pasme

Karikimi

8 Karikimi i baterisë

9 Kontrolli i gjendjes së baterisë

Lidhja me Bluetooth

10 Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth

13 Lidhja e dy pajisjeve me Bluetooth me altoparlantin

14 Të flasësh në telefon Pa duar

15 Përdorimi i komandave zanore

Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”

16 Instalimi i aplikacionit

18 Përdorimi i Wireless Party Link

Lidhja me një pajisje të jashtme

22 Lidhja nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm

Funksione të tjera

23 Caktimi i efekteve zanore

24 Kthimi i altoparlantit në gjendjen fillestare

24 Rikthimi i Bluetooth në gjendjen fillestare

25 Përdorimi i menaxhimit automatik të energjisë

26 Përdorimi i Auto power - on.

26 Funksioni i reagimit zanor

Masat paraprake të sigurisë

27 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

Përpara se të raportoni që produkti nuk punon mirë

30 Zgjidhja e problemeve

Shtojcë

31 Specifikimet

32 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

33 Manovrimi i produktit

Eksplorimi i produktit


Eksplorimi i produktit> content3.html

Sound Bar Quick Guide

Eksplorimi i produktit


Eksplorimi i produktit>Pjesa e sipërme> content4.html

Sound Bar Quick Guide

Pjesa e sipërme

5546.png

a

Llamba LED e baterisë

Ju lutemi, kontrolloni nivelin e karikimit të baterisë dhe gjendjen e saj. ([ Shihni pjesën “Kontrolli i gjendjes së baterisë” në faqen 9.)

  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin e Ndezjes/fikjes3866.png për 2 sekonda për të kontrolluar nivelin e baterisë ndërkohë që pajisja është e ndezur apo altoparlanti është aktiv.

b

Ndezja/fikja 3880.png

Ndez ose fik altoparlantin.

Llamba LED për energjinë

Tregon statusin e energjisë.

c

Bluetooth 3891.png

Mund të ndryshoni cilësimet e Bluetooth.

LED i Bluetooth

Tregon statusin e lidhjes me Bluetooth.

  • 3911.png : Pulson në të bardhë / Gati për lidhjen e pajisjes me Bluetooth.
  • 3925.png : Ndizet në të bardhë / Lidhur me një pajisje me Bluetooth.

d

Volumi 3938.png3949.png

Ky buton përshtat volumin e altoparlantit.

e

Luaj/Ndalo 3965.png

Në funksionin AUX, shtypni butonin për të heshtur zërin.

Ndërsa Bluetooth është i lidhur, shtypni butonin për të përdorur pajisjen me Bluetooth.

  • Luaj/Ndalo: Shtypni butonin.
  • Kalon në skedarin tjetër të muzikës : Shtypni butonin dy herë shpejt.
  • Kalon në skedarin e mëparshëm të muzikës : Shtypni butonin tri herë shpejt.
  • Përdorimi i funksionit Hands-Free (pa duar): Shtypni butonin në funksionin Bluetooth kur merrni një telefonatë nga një pajisje e lidhur me Bluetooth. ([ Shihni pjesën "Të flasësh në telefon Pa duar" në faqen 14)
  • Përdorimi i komandave zanore : Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin për 2 sekonda. ([ Shihni pjesën "Përdorimi i komandave zanore" në faqen 15)

f

SOUND BOOST (rritja e zërit) 3993.png

Ndryshon efektet e tingullit. ([ Shihni pjesën "Caktimi i efekteve zanore" në faqen 23)

Llamba LED SOUND BOOST

Mund të kontrolloni efektin e përzgjedhur të tingujve.

g

Mikrofoni

Mund të përdorni komandën zanore dhe funksionin Pa duar ndërsa altoparlanti është i lidhur me Bluetooth.


Eksplorimi i produktit>Ana e pasme> content5.html

Sound Bar Quick Guide

Ana e pasme

5557.png

a

Kapaku i pasmë

Sigurohuni që pas përdorimit, ta mbyllni mirë kapakun e pasmë.

  • Mbrojtja e vrimave në prizë: IP67
  • E ngurtë: Njësia është mbyllur hermetikisht.
  • E lëngët: Mbrojtja kundër zhytjes 1 metër në ujë.

b

AUX 4045.png

Mund ta lidhni produktin me një pajisje portative të jashtme nëpërmjet një kablloje stereo 3,5 mm dhe të filloni të shijoni muzikë.

c

4061.png (DC IN)

Lidheni një kabllo USB (C-Type) për të karikuar baterinë e altoparlantit.

d

Ndriçim anësor LED

Mund ta ndryshoni efektin e ndriçimit anësor dhe ta aktivizoni ose çaktivizoni në aplikacionin LG XBOOM.

4082.png

> KUJDES

Kini kujdes të mos e rrëzoni altoparlantin. Goditja mekanike mund të shkaktojë përkeqësim të performancës rezistente ndaj ujit dhe pluhurit.

Karikimi


Karikimi> content6.html

Sound Bar Quick Guide

Karikimi


Karikimi>Karikimi i baterisë> content7.html

Sound Bar Quick Guide

Karikimi i baterisë

Altoparlanti ka një bateri të integruar. Përpara përdorimit të produktit, sigurohuni që bateria të jetë e karikuar mjaftueshëm.

  1. a Hapni kapakun e pasmë dhe lidhni kabllon USB me portën 3566.png(DC IN) të altoparlantit.
  2. b Lidhni kabllon USB, që shoqëron produktin, me përshtatësin e rrymës alternative (nuk furnizohet me pajisjen).
  3. c Vini përshtatësin e rrymës alternative AC në një prizë AC.

5569.png

3605.png

3616.png

5885.png Vini re

  • Për ta karikuar plotësisht altoparlantin duhen rreth 4 orë. Shpejtësia e karikimit mund të ndryshojë në varësi të statusit të baterisë ose statusit të punës së altoparlantit.
  • Pasi bateria të karikohet plotësisht, ju mund ta përdorni altoparlantin (boksin) për rreth 18 orë.
  • Koha e punës mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së baterisë ose gjendjes së përdorimit të produktit.

3648.png

> KUJDES

Përshtatësi i rrymës alternative nuk furnizohet me produktin. Rekomandohet që me këtë altoparlant të përdorni një përshtatës të rrymës alternative 5 V, të miratuar nga kompania LG Electronics Inc. (mbi 2 A) për shkak të rrezikut të shpërthimit. Nëse nuk përdorni përshtatësin e rekomanduar, karikimi do të jetë i pamundur ose koha e karikimit mund të ndryshojë.


Karikimi>Kontrolli i gjendjes së baterisë> content8.html

Sound Bar Quick Guide

Kontrolli i gjendjes së baterisë

Gjendja e karikimit

Menjëherë pas fillimit të karikimit, llamba LED sinjalizon statusin e ngarkimit të baterisë.

Llamba LED

Statusi llambës LED / Statusi i baterisë

7416.png

Është jeshile. / Karikimi ka përfunduar.

7407.png

Është e kuqe. / Altoparlanti është duke u karikuar.

3711.png

3725.png Vini re

  • Nëse luani muzikë gjatë kohës që produkti karikohet, koha e karikimit mund të zgjatet.
  • Kur bateria e altoparlantit është plotësisht e karikuar dhe altoparlanti është i fikur, llamba LED e baterisë ndizet jeshile për 15 sekonda dhe më pas fiket.

Gjendja e përdorimit

Kur e ndizni altoparlantin ose shtypni dhe mbani shtypur butonin e Ndezjes/fikje3735.png për 2 sekonda, llamba LED ndizet për 3 sekonda, në varësi të statusit të baterisë.

Llamba LED

Statusi llambës LED / Statusi i baterisë

7444.png

Ndizet në jeshile. / Niveli i baterisë është mbi 70%.

7435.png

Ndizet në ngjyrë portokalli. / Niveli i baterisë është midis 10~70%.

7426.png

Pulson vazhdimisht në të kuqe dhe ju mund të dëgjoni një tingull njoftues një herë. / Bateria është nën 10% dhe ka nevojë të karikohet.

3813.png

3825.png Vini re

  • Gjendja e baterisë nuk mund të kontrollohet ndërkohë që bateria është duke u karikuar.

Lidhja me Bluetooth


Lidhja me Bluetooth> content9.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me Bluetooth


Lidhja me Bluetooth>Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth> content10.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth

Ju mund të luani muzikë ose të hapni aplikacionin e muzikës në një pajisje me Bluetooth dhe të shijoni tingujt nëpërmjet altoparlantit.

Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Specifikat e Bluetooth të altoparlantit janë si më poshtë:
  • Versioni i Bluetooth: 5,1
  • Kodeku i Bluetooth: SBC, AAC
  • Ky produkt përkrah pajisjet me Bluetooth, të tilla si smartfonët dhe laptopët. Mënyra se si lidhen pajisjet me altoparlantin mund të ndryshojë në varësi të llojit dhe modeleve të pajisjes. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën se si ta lidhni pajisjen, lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes së jashtme që dëshironi të lidhni.

Përzgjidhni menunë [Bluetooth] në ekranin Cilësimet të smartfonit. Mënyra e hapjes së menusë mund të ndryshojë në varësi të prodhuesit dhe modelit të smartfonit.

  1. a Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes2971.png në altoparlant për ta ndezur atë. Llamba LED e Bluetooth pulson.

2981.png

2992.png

  1. b Prekni butonin Cilësimet (2994.png / 3007.png) në smartfon dhe përzgjidhni opsionin 7257.pngBluetooth.

3048.png

(Telefon Android)

3061.png

(iPhone)

3073.png

  1. c Aktivizoni funksionin Bluetooth. (Off (çaktivizo) 4777.png > On (aktivizo) 4770.png)
  2. d Në ekranin e smartfonit, do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni. Gjeni dhe prekni “LG-XG5Q (XX)".

5580.png

3121.png

  1. e Pasi altoparlanti dhe smartfoni të lidhen me Bluetooth, llamba LED e Bluetooth do të ndizet me zërin.

3123.png

3139.png

  1. f Nëse “LG-XG5Q (XX)” nuk shfaqet në listë, prekni ikonën Rifreskim3141.png në një telefon Android ose rindizni Bluetooth në një iPhone.

3153.png

(Telefon Android)

3166.png

(iPhone)

3178.png

  1. g Përzgjidhni dhe luani një skedar muzike në smartfon.

3180.png

3196.png

3207.png

3227.png Vini re

  • XX janë dy shifrat e fundit të adresës së Bluetooth. Një shembull mund të jetë “LG-XG5Q (08)”.
  • Sa më afër altoparlantit të jetë pajisja me Bluetooth, aq më cilësore është lidhja.
  • Nëse asnjë pajisje Bluetooth nuk është e lidhur me altoparlantin, llamba LED e Bluetooth pulson. Lidheni pajisjen përsëri.
  • Gjatë përdorimit, rregulloni sipas dëshirës volumin e pajisjes me Bluetooth.
  • Kur produkti është duke u karikuar, nëse përpiqeni të lidheni me produktin nëpërmjet pajisjes Bluetooth me një histori lidhjeje, produkti do të ndizet automatikisht dhe do të lidhet me pajisjen Bluetooth. Ju mund ta kontrolloni këtë funksion në aplikacionin LG XBOOM. ([ Shihni pjesën "Përdorimi i Auto power - on." në faqen 26)

Lidhja me Bluetooth>Lidhja e dy pajisjeve me Bluetooth me altoparlantin> content11.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e dy pajisjeve me Bluetooth me altoparlantin

Lidhja me shumë telefona

  1. a Lidhni fillimisht një pajisje me Bluetooth me altoparlantin.([ Shihni pjesën "Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth" në faqen 10.)
  2. b Kur pajisja me Bluetooth dhe altoparlanti lidhen, shtyp dhe mbaj të shtypur butonin e Bluetooth3245.png për 2 sekonda. Pastaj llamba LED e Bluetooth plson me një tingull. Altoparlanti është ndryshuar në regjimin lidhja me shumë telefona.

3257.png

3272.png

  1. c Lidhni një pajisje tjetër me Bluetooth me altoparlantin brenda 1 minute. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)

3278.png

3294.png

  1. d Pasi të dyja pajisjet me Bluetooth të lidhen me altoparlantin, llamba LED e Bluetooth do të ndizet.

3296.png

3306.png

3317.png

3329.png Vini re

  • Në të njëjtën kohë, me altoparlantin mund të lidhen deri në dy pajisje me Bluetooth.
  • Kur dy pajisjet me Bluetooth lidhen në të njëjtën kohë, altoparlanti transmeton zërin nga vetëm njëra prej tyre. Ju duhet të ndaloni luajtjen e muzikës në pajisjen e parë, për të luajtur muzikën nga pajisja e dytë.
  • Nëse e fikni dhe e ndizni altoparlantin ndërkohë që dy pajisjet me Bluetooth janë të lidhura, në mënyrë automatike do të lidhet vetëm pajisja që lidhet e fundit.

Lidhja me Bluetooth>Të flasësh në telefon Pa duar> content12.html

Sound Bar Quick Guide

Të flasësh në telefon Pa duar

  1. a Lidheni një pajisje inteligjente me altoparlantin. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
  2. b Ju mund të përdorni funksionin Pa duar duke vepruar si në tabelën më poshtë.

3346.png

3357.png

Funksioni

Si ta përdorni

Pranimi i telefonatës

Shtypni butonin Luaj/Ndalo3369.png.

Mbyllja e telefonatës

Shtypni dhe mbani shtypur butonin Luaj/Ndalo3380.png për 2 sekonda.

Refuzimi i telefonatës hyrëse

Shtypni dhe mbani shtypur butonin Luaj/Ndalo3394.png për 2 sekonda.

Çaktivizimi i zërit ndërkohë që jeni duke folur në telefon

Shtypni butonin Luaj/Ndalo3413.png.

3433.png

3443.png Vini re

  • Gjatë kohës kur ky funksion është në përdorim, funksioni i komandave zanore është çaktivizuar.
  • Nëse të dy smartfonët që janë të lidhur nëpërmjet funksionit të lidhjes me shumë telefona përdoren njëkohësisht për telefonatën, funksioni pa duar mund të mos funksionojë si duhet.
  • Pulsimi i llambës LED e SOUND BOOST gjatë një telefonate tregon se zëri është i heshtur. Shtypni butonin Luaj/Ndalo3456.png për të anuluar çaktivizimin e zërit.

Lidhja me Bluetooth>Përdorimi i komandave zanore> content13.html

Sound Bar Quick Guide

Përdorimi i komandave zanore

Ju mund të aktivizoni funksionin “Google Assistant” ose “Siri” në smartfonin tuaj dhe të jepni komanda zanore duke folur në mikrofonin e altoparlantit.

Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Përdorni një pajisje “smart”, e cila ka funksionin e komandave zanore.
  • Ky funksion mund të mos funksionojë në varësi të pajisjes me Bluetooth.
  1. a Lidheni smartfonin me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
  2. b Shtypni dhe mbani shtypur butonin Luaj/Ndalo3498.png për 2 sekonda.

3508.png

3520.png

  1. c Jepini komandën zanore të preferuar “Google Assistant”-it ose Siri-it, duke folur pranë mikrofonit të altoparlantit.

3522.png

3535.png

3547.png

3556.png Vini re

  • Gjatë kohës që përdoret funksioni i përdorimit pa prekje, ky funksion qëndron joaktiv.
  • Nëse afati kohor i komandave zanore tejkalohet në smartfon, funksioni çaktivizohet automatikisht.
  • Pajisjet “Android” mund të mos e mbështesin këtë funksion në disa shtete, sipas politikave të “Google”-it.
  • Nëse funksioni i komandave zanore nuk funksionon, kontrolloni smartfonin.

Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”


Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”> content14.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”


Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”>Instalimi i aplikacionit> content15.html

Sound Bar Quick Guide

Instalimi i aplikacionit

Përdorni funksionet e shumëllojshme të altoparlantit nëpërmjet aplikacionitLG XBOOM.

Për ta instaluar aplikacioninLG XBOOM, skanoni kodin QR me një aplikacion ose instaloni LG XBOOM nga platforma Google Play ose App Store.

Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Aplikacioni LG XBOOM është i disponueshëm në versionet e mëposhtme.
  • Sistemi operativ Android: Versioni 5.0 ose më i lartë
  • Sistem operativ iOS: Versioni 10 ose më i lartë
  • Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.

Shkarkimi me anë të kodit “QR”

  1. a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanimin e kodeve “QR”.
  2. b Do t’ju hapet një faqe nga ku do të mund të shkarkoni aplikacioninLG XBOOM. Prekni aplikacionin për ta instaluar.

2617.png

(Sistem operativ “Android”)

2629.png

(istem operativ i iPhone)

2643.png

Shkarkimi nga Google Play ose App Store

  1. a Gjeni aplikacioninLG XBOOM në platformën Google Play ose App Store dhe instalojeni në smartfonin tuaj.

2645.png

(Telefon Android™)

2659.png

(iPhone)

2670.png

  1. b Lidheni smartfonin me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
  2. c Hapni aplikacioninLG XBOOM që keni instaluar në smartfon.
  3. d Ndiqni udhëzimet në aplikacioninLG XBOOM. Pranoni “Kushtet e përdorimit”, dritaret e njoftimeve, cilësimet e qasjes, etj.
  4. e Filloni të përdorni funksionet e ndryshme të produktit nëpërmjet aplikacionitLG XBOOM.

2687.png

2697.png Vini re

  • Mënyra e hapjes së menusë mund të ndryshojë në varësi të prodhuesit dhe sistemit operativ të smartfonit.
  • Google, Android dhe Google Play janë marka tregtare të kompanisë Google LLC.

Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”>Përdorimi i Wireless Party Link> content16.html

Sound Bar Quick Guide

Përdorimi i Wireless Party Link

Mund të lidhni shumë altoparlantë me anë të Wireless Party Link në aplikacionitLG XBOOM. Ka dy mënyra për të përdorur Wireless Party Link: Regjimi i dyfishtë dhe regjimi i shumëfishtë.

Regjimi i dyfishtë

Regjimi i dyfishtë i Wireless Party Link ju lejon të shijoni tingullin stereo me dy altoparlantë të njëjtë.

Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Duhen dy altoparlantë të njëjtë. (P.sh. XG5Q dhe XG5Q)
  1. a Në fillim, lidhni produktin me një smartfon. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
  2. b Prekni Wireless Party Link në aplikacioninLG XBOOM.
  3. c Prekni regjimin e dyfishtë dhe lidhni një altoparlant tjetër duke ndjekur udhëzimet.
  4. d Mund të shihni LED-in e regjimit të dyfishtë në altoparlantë.

2740.png

(Altoparlanti kryesor)

2761.png

(Altoparlanti tjetër)

2773.png

Lidhja me televizorin tuaj nëpërmjet modalitetit të dyfishtë

  1. a Ndiqni udhëzimet e lartpërmendura për të lidhur dy altoparlantë nëpërmjet modalitetit të dyfishtë. ([ Shihni pjesën “Regjimi i dyfishtë” në faqen 18.)
  2. b Shtypni dhe mbani shtypur për 2 sekonda butonin 7370.png e Bluetooth të altoparlantit. Më pas llamba LED e Bluetooth do të pulsojë për 60 sekonda.
  3. c Në cilësimet e televizorit, gjeni dhe zgjidhni altoparlantin kryesor brenda 60 sekondave. Ju mund ta dëgjoni tingullin e televizorit nëpërmjet dy altoparlantëve.

7305.png

7300.png Vini re

  • Kur përdorni modalitetin e dyfishtë me një televizor, nuk mund t'i kontrolloni altoparlantët me aplikacionin LG XBOOM.

Regjimi i shumëfishtë

Regjimi i shumëfishtë i Wireless Party Link ju lejon të shijoni tingull më të fuqishëm me altoparlantë të shumtë.

Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Mund të lidhni shumë altoparlantë me Bluetooth LG. (XG9Q/XG7Q/XG5Q dhe XO3Q)
  1. a Në fillim, lidhni produktin me një smartfon. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
  2. b Prekni Wireless Party Link në aplikacioninLG XBOOM.
  3. c Prekni regjimin e shumëfishtë dhe aktivizoni funksionin.
  4. d Kërkoni për altoparlantët në afërsi dhe zgjidhni altoparlantët me të cilët dëshironi të lidheni.
  5. e Mund të shihni llambën LED të regjimit të shumëfishtë në altoparlantë.

2805.png

(Altoparlanti kryesor)

2814.png

(Altoparlanti tjetër)

2827.png

2838.png

2851.png Vini re

  • Altoparlanti kryesor lidh vetëm një pajisje me Bluetooth.
  • Kur përdorni regjimin e dyfishtë/shumëfishtë për të lidhur altoparlantë të shumtë, lidhja e çiftimit të shumë telefonave nuk mbështetet.
  • Kur fikni dhe ndizni përsëri altoparlantët, altoparlantët nuk rilidhen automatikisht.
  • Vetëm altoparlantin kryesor mund ta përdorni për telefonata ose komanda zanore.
  • Nëse lidhni një kabllo stereo 3,5 mm në regjimin e dyfishtë/të shumëfishtë, regjimi i dyfishtë/shumëfishtë anulohet dhe më pas kalon në funksionin AUX.
  • Kur lidhni shumë altoparlantë në regjimin e dyfishtë/shumëfishtë në funksionin AUX, ai do të ndryshojë në funksionin Bluetooth.
  • Për të ndryshuar pajisjen Bluetooth të lidhur në regjimin e dyfishtë/shumëfishtë, shtypni dhe mbani butonin Bluetooth2861.png për 2 sekonda. Kur dëgjoni një tingull zanor bip dhe llamba LED e Bluetooth pulson, lidhuni me pajisjen Bluetooth të dëshiruar.
  • Mbani distancën midis altoparlantëve sa më afër njëri-tjetrit.
  • Në varësi të mjedisit të rrjetit, ky funksion mund të mos funksionojë mirë.
  • Ekrani i një pajisjeje të tillë si televizori dhe zëri nga altoparlanti mund të mos përputhen.
  • Kur lidhen disa altoparlantë në regjimi e shumëfishtë, lidhja e volumit dhe EQ mes altoparlantit kryesor dhe altoparlantëve të tjerë nuk është e disponueshme.
  • Kur lidhni modalitetin Dual/Multi, për të shprehur ngjyra të ndryshme, ngjyra e modalitetit të festës nuk ndryshon në të njëjtën ngjyrë si pajisja e lidhur.

Ndërveprimi i shumë altoparlantëve

Ky altoparlant ndërvepron me altoparlantë të tjerë LG Bluetooth si seritë XG9Q/XG7Q/XG5Q dhe XO3Q.

Regjimi i dyfishtë

I njëjti model

(p.sh. XG5Q/XG5Q)

Kryesor/tjetër

Volumi

O

EQ

O

Lighting

O

Auto Power Management

O

Sleep Timer

O

Regjimi i shumëfishtë

E njëjta seri

(XG9Q/XG7Q/XG5Q)

Kryesor/tjetër

Lighting

O

Auto Power Management

O

Sleep Timer

O

Regjimi i shumëfishtë

Seri të tjera

(XG9Q/XG7Q/XG5Q/XO3Q)

Kryesor/tjetër

Lighting

X

Auto Power Management

X

Sleep Timer

O

Lidhja me një pajisje të jashtme


Lidhja me një pajisje të jashtme> content17.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me një pajisje të jashtme


Lidhja me një pajisje të jashtme>Lidhja nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm> content18.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm

Për të shijuar muzikë, mund ta lidhni produktin me pajisje të jashtme të ndryshme nëpërmjet një kablloje stereo 3,5 mm.

  1. a Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes1995.png në altoparlant për ta ndezur atë.

2007.png

2019.png

  1. b Hapni kapakun e pasmë të altoparlantit dhe lidheni pajisjen e jashtme me terminalin AUX nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm.

2021.png

2034.png

  1. c Ndizni pajisjen e jashtme dhe filloni të luani muzikë.

Funksioni

Si ta përdorni

Kalimi nga AUX në Bluetooth

Shtypni butonin e Bluetooth2045.png.

Heqja e zërit

Shtypni butonin Luaj/Ndalo2058.png.

2078.png

2089.png Vini re

  • Bëni gati një kabllo stereo 3,5 mm. Nëse nuk keni një kabllo stereo 3,5 mm, atëherë duhet ta blini veçmas.

Funksione të tjera


Funksione të tjera> content19.html

Sound Bar Quick Guide

Funksione të tjera


Funksione të tjera>Caktimi i efekteve zanore> content20.html

Sound Bar Quick Guide

Caktimi i efekteve zanore

Ju mund të përzgjidhni zërin sipas dëshirës me anë të butonit SOUND BOOST6517.png.

6509.png

6507.png

Llamba LED (6497.png fikur/ 6489.png ndezur)

Funksioni / Përshkrimi

6480.png

Standard / Mund të shijoni tingullin me cilësi trasmetimi të lartë, të balancuar dhe natyral.

6470.png

SOUND BOOST / Mund të shijoni fushën e gjerë të tingullit dhe tingull të fuqishëm.

6454.png

6449.png Vini re

  • Për shkak se akordoni mirë tingullin për të prodhuar tingull optimal me cilësi të lartë, mund të ketë një dallim të vogël midis regjimeve të efekteve tingullit.

Funksione të tjera>Kthimi i altoparlantit në gjendjen fillestare> content21.html

Sound Bar Quick Guide

Kthimi i altoparlantit në gjendjen fillestare

Ju mund ta ktheni altoparlantin në gjendjen fillestare atëherë kur ai nuk punon në mënyrën e duhur.

  1. a Shtypni dhe mbani shtypur butonat e Ndezjes/fikjes6427.png dhe të SOUND BOOST6422.png në altoparlant për 7 sekonda njëkohësisht. Pastaj kësaj altoparlanti do të fiket automatikisht.

6413.png

6411.png

  1. b Ndizeni produktin duke shtypur butonin e Ndezjes/fikjes6405.png.

Funksione të tjera>Rikthimi i Bluetooth në gjendjen fillestare> content22.html

Sound Bar Quick Guide

Rikthimi i Bluetooth në gjendjen fillestare

Rikthimi në gjendjen fillestare i Bluetooth bën që të rikthehen në gjendjen fillestare të gjitha lidhjet midis Bluetooth dhe altoparlantit dhe menuja e cilësimeve të përdoruesit.

  1. a Shtypni dhe mbani shtypur për 7 sekonda butonin e Bluetooth6398.png të altoparlantit. Llamba LED e Ndezjes/fikjes dhe llamba LED e Bluetooth do të pulsojnë katër herë.

6389.png

6387.png

  1. b Lidheni pajisjen inteligjente me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)

Funksione të tjera>Përdorimi i menaxhimit automatik të energjisë> content23.html

Sound Bar Quick Guide

Përdorimi i menaxhimit automatik të energjisë

Funksioni i Menaxhimit automatik të energjisë mund të aktivizohet ose çaktivizohet siç tregohet më poshtë.

Funksioni

Si ta përdorni

Aktivizo

Shtypni dhe mbani butonin e Ndezjes/fikjes6380.png dhe të Volumit6375.png për 2 sekonda njëkohësisht.

  • Llamba LED e Ndezjes/fikjes do të pulsojë pesë herë me një tingull bip.

Çaktivizo

Shtypni dhe mbani butonin e Ndezjes/fikjes6369.png dhe të Volumit6363.png për 2 sekonda njëkohësisht.

  • Llamba LED e Ndezjes/fikjes do të pulsojë pesë herë me një tingull bip.

6349.png

6340.png Vini re

  • Ju mund ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë funksion nga aplikacioniLG XBOOM.
  • Kur përdorni Wireless Party Link, koha e Menaxhimit automatik të energjisë funksionon për 15 minuta (e lidhur në prizë) ose 6 orë (jo e lidhur në prizë) në varësi të statusit të lidhjes së kabllos së karikimit të altoparlantit kryesor.
  • Nëse ky funksion çaktivizohet, altoparlanti fiket vetëm atëherë kur shtypet butoni i Ndezjes/fikjes6332.png ose kur i bie bateria.

Funksione të tjera>Përdorimi i Auto power - on.> content24.html

Sound Bar Quick Guide

Përdorimi i Auto power - on.

Mund ta përdorni lehtësisht altoparlantin me pajisjen tuaj Bluetooth.

Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Altoparlanti ka një histori të lidhjes Bluetooth me pajisjen Bluetooth.
  • Altoparlanti po karikohet dhe është i fikur.
  1. a Prekni butonin Cilësimet në pajisjen tuaj Bluetooth dhe përzgjidhni 7262.pngBluetooth.
  2. b Aktivizoni funksionin Bluetooth. (Off (çaktivizo) 6286.png > On (aktivizo) 6281.png)
  3. c Do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni në ekranin e pajisjes Bluetooth. Gjeni dhe prekni “LG-XG5Q (XX)".
  4. d Ndezja e altoparlantit bëhet automatikisht. Më pas pajisja Bluetooth dhe altoparlanti lidhen automatikisht.

6267.png

6262.png Vini re

  • Këtë funksion mund ta aktivizoni ose çaktivizoni vetëm nëpërmjet aplikacionit LG XBOOM.

Funksione të tjera>Funksioni i reagimit zanor> content25.html

Sound Bar Quick Guide

Funksioni i reagimit zanor

Kur përzgjidhni një funksion ose tingull, statusi aktual i produktit komandohet me anë të zërit. (Vetëm zë në anglisht.)

Këtë funksion mund ta aktivizoni ose çaktivizoni vetëm nëpërmjet aplikacionit LG XBOOM.

Masat paraprake të sigurisë


Masat paraprake të sigurisë> content26.html

Sound Bar Quick Guide

Masat paraprake të sigurisë


Masat paraprake të sigurisë>Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes> content27.html

Sound Bar Quick Guide

Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

5097.png

5095.png

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.

5082.png

Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit.

5073.png

Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit.

PARALAJMËRIM:

KUJDES:

KUJDESI lidhur me kordonin elektrik

Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.

Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.

Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.

Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.

Për modelet me përshtatës elektrik

Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternative (AC) që shoqëron këtë pajisje. Mos përdorni asnjë bllok ushqimi të ndonjë pajisjeje tjetër dhe as nga prodhues të tjerë. Përdorimi i ndonjë kablloje tjetër elektrike ose blloku tjetër ushqimi mund të dëmtojë pajisjen dhe të shfuqizojë garancinë.

KUJDES kur përdorni këtë produkt në ambiente me lagështi të ulët

Për modelet me bateri

Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.

KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.

Për modelet me bateri të integruar

Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.

Simbolet

5175.png : Rrymë alternative (AC).

0 : Rrymë e vazhduar (DC).

5165.png : Kjo është pajisje e klasit II.

1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).

! : Në pajisje ka rrymë elektrike.

5156.png : Tension i rrezikshëm.

Përpara se të raportoni që produkti nuk punon mirë


Përpara se të raportoni që produkti nuk punon mirë> content28.html

Sound Bar Quick Guide

Përpara se të raportoni që produkti nuk punon mirë


Përpara se të raportoni që produkti nuk punon mirë>Zgjidhja e problemeve> content29.html

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse hasni në problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutemi, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.

Simptoma

Shkaku dhe zgjidhja

Pajisja nuk ka energji.

  • Bateria është shkarkuar. Karikoni baterinë.
  • Lidheni altoparlantin me karikuesin e baterisë.

Nuk ka zë ose zëri vjen si i deformuar.

  • Volumi i zërit të altoparlantit ose pajisjes “smart” mund të jetë në minimum. Ndryshoni volumin e zërit tek altoparlanti ose tek pajisja “smart” sipas rastit.
  • Ngritja në maksimum e volumit të zërit të pajisjeve të jashtme mund të çojë në rënien e cilësisë së zërit. Ulni volumin e zërit të pajisjes së jashtme.

Lidhja me Bluetooth dështoi.

  • Çaktivizoni cilësimin e Bluetooth dhe aktivizojeni përsëri në pajisjen me Bluetooth.
  • Kontrolloni nëse cilësimi i Bluetooth është aktiv.
  • Sigurohuni që midis altoparlantit dhe pajisjes me Bluetooth të mos ketë pengesa.
  • Lidhja nëpërmjet Bluetooth mund të dështojë, për shkak të tipit të pajisjes me Bluetooth dhe mjedisit rrethues.

Pajisja nuk funksionon normalisht.

  • Shkarkimi i baterisë mund të shkaktojë fshirjen e informacionit në Bluetooth. Nëse bllokohet furnizimi me energji i altoparlantit, cilësimet e vendosura më përpara mund të mos ruhen.
  • Përdoreni këtë produkt në një vend me temperaturë dhe lagështirë që nuk janë as shumë të larta dhe as shumë të ulëta. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën e kompanisë “LG Electronics” për shërbimin ndaj klientit.
  • Llamba LED e Ndezjes/fikjes dhe llamba LED e Bluetooth pulsojnë kur ndodh keqfunksionim i altoparlantit apo kur altoparlanti nuk funksionon normalisht. Jeni të lutur të fikni pajisjen dhe pastaj ta ndizni përsëri.
  • Nëse ndodh ndonjë problem gjatë karikimit të baterisë së produktit, llamba LED e baterisë ndizet herë në të kuqe e herë në portokalli dhe karikimi ndërpritet. Hiqeni spinën e karikuesit nga priza e murit.

Zgjidhjet e mësipërme nuk funksionojnë.

Shtojcë


Shtojcë> content30.html

Sound Bar Quick Guide

Shtojcë


Shtojcë>Specifikimet> content31.html

Sound Bar Quick Guide

Specifikimet

Të përgjithshme

Burimi i energjisë

5 V 0 2 A (përshtatës i rrymës alternative)

Bateri e karikueshme e integruar

Konsumi i energjisë elektrike

Shihni etiketën kryesore.

Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi)

Afërsisht 222 mm x 83 mm x 80 mm

Temperatura

5°C - 35°C

Lagështia

5% - 60% RH

Mbrojtja e vrimave në prizë

IP67

Porta hyrëse

AUX IN (Portative)

0,5 Vrms (terminal stereo 3,5 mm) × 1

Bateria

Kapaciteti i baterisë

3900 mAh

Koha e punës

Rreth 18 orë

Koha e punës mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së baterisë ose gjendjes së përdorimit të produktit.

Koha e karikimit

4 orë ose më pak

Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së baterisë ose gjendjes së përdorimit të produktit.


Shtojcë>Markat tregtare të regjistruara dhe licencat> content32.html

Sound Bar Quick Guide

Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

Të gjitha markat tregtare dhe emrat e markave janë pronë e pronarëve përkatës.

4131.png

Emri dhe logot “Bluetooth®” janë marka të regjistruara nën pronësinë e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” dhe çdo përdorim i këtyre markave nga kompania “LG Electronics” kryhet në përputhje me licencën.

Markat e tjera tregtare dhe emrat tregtarë janë ato të pronarëve të tyre përkatës.

4145.png

Shprehjet “Prodhuar për iPhone” (Made for iPhone) dhe “Prodhuar për iPod” (Made for iPod) nënkuptojnë se aksesori elektronik është projektuar për t’u lidhur enkas përkatësisht me iPhone dhe iPod, dhe se është certifikuar nga zhvilluesi se i përmbush standardet e kompanisë “Apple” për performancën. Kompania “Apple” nuk mban përgjegjësi për përdorimin e kësaj pajisjeje ose për pajtueshmërisë së saj me standardet e sigurisë dhe me rregulloret e mbrojtjes. Ju lutem, vini re se përdorimi i këtij aksesori me pajisje iPhone ose iPod mund të ndikojë në performancën e rrjetit me valë.

Sistemi është i përputhshëm me sistemin më të fundit operativ iOS. Në varësi të versionit të softuerit tuaj të iPhone/iPod, mund të mos e kontrolloni iPhone/iPod nga njësia.

“Made for iPhone,” and “Made for iPod” mean that an electronic accessory has been designed to connect specifically to iPhone, or iPod, respectively, and has been certified by the developer to meet Apple performance standards. Apple is not responsible for the operation of this device or its compliance with safety and regulatory standards. Please note that the use of this accessory with iPhone or iPod may affect wireless performance.

The system is compatible with the latest iOS. Depending on your iPhone/iPod software version, you may not control your iPhone/iPod from the unit.

4157.png


Shtojcë>Manovrimi i produktit> content33.html

Sound Bar Quick Guide

Manovrimi i produktit

Gjatë dërgimit të produktit me postë

Ju lutemi, ruajeni kartonin origjinal të dërgesës dhe materialet e paketimit. Nëse ju duhet ta dërgoni produktin me postë, për mbrojtje maksimale, ripaketojeni produktin ashtu siç ishte paketuar në fillim nga fabrika.

Mbajtja pastër e sipërfaqeve të jashtme

Pastrimi i produktit

Për ta pastruar produktin, përdorni një leckë të butë dhe të thatë. Nëse sipërfaqet janë shumë të papastra, përdorni pecetë të butë pak të lagur me ndonjë detergjent të lehtë. Mos përdorni tretës të fortë, si p.sh. alkool, benzinë ose hollues, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e produktit.