Kjo lavastovilje ka lloje të ndryshme instalimi në varësi të panelit të derës (nuk ofrohet). Përpara se të instaloni lavastoviljen, kontrolloni peshën dhe dimensionet e panelit të derës që keni zgjedhur.
Manuali i përdoruesit dhe fleta e instalimit janë ndarë në (Rasti A) Montimi i panelit me rrëshqitje dhe (Rasti B) Monstimi i panelit të palëvizshëm, ndaj dhe ndiqni udhëzimet për secilin rast.
(Rasti A) Montimi i panelit me rrëshqitje (që do të thotë se paneli i përparmë rrëshqet lart kur hapet dera.)
Lartësia: 720 - 780 mm
Pesha: 2.5 - 11 kg
(Rasti B) Montimi i panelit të palëvizshëm
Lartësia: 650 - 720 mm
Pesha: 3.5 - 9 kg
Nëse paneli i derës peshon nga 8 kg deri në 11 kg, rregulloni tensionin e sustës së derës për ta bërë më të lehtë hapjen e derës. Shihni seksionin Rregullimi i tensionit të sustës së derës.
Mund të rregulloni dimensionet e gjerësisë së panelit të drurit që të përputhen me gjerësinë e mobilies.