Nëse vrimat e mekanizmave të spërkatjes janë bllokuar, enët mund të mos pastrohen mirë për shkak të spërkatjes së keqe të ujit.
Sigurohuni që vrimat e rrymës së ujit të mos jenë të bllokuara nga grimcat e ushqimit.
Nëse mbetjet e ushqimit bllokojnë vrimat e mekanizmit të spërkatjes, hiqeni me ndonjë gjilpërë ose me ndonjë mjet të mprehtë.

Për të shmangur thyerjen e seksioneve fundore të mekanizmit të spërkatjes në cepa të ndryshëm, mos i tërhiqni apo rrotulloni ato në mënyrë manuale.
Tërhiqeni përpara raftin e sipërm. Sigurohuni që vrimat e rrymës së ujit të mos jenë të bllokuara nga grimcat e ushqimit.
Kur ka nevojë të pastrohet, hiqni mekanizmin e sipërm të spërkatjes duke rrotulluar vidën në fund të mekanizmit të spërkatjes me rrotullim 1/8 në drejtim orar dhe duke e tërhequr poshtë.

Hiqi grimcat e ushqimit duke shpëlarë ose duke tundur mekanizmin e spërkatjes.
Nëse mbetjet e ushqimit bllokojnë vrimat e mekanizmit të spërkatjes, hiqeni me ndonjë gjilpërë ose me ndonjë mjet të mprehtë.

Pasi të keni hequr mbetjet e ushqimit, pastroni vrimat e mekanizmave të spërkatjes me ujë të rrjedhshëm.
Pasi të keni pastruar mekanizmin e sipërm të spërkatjes, shtypeni për ta vënë në vend. Rrotulloni vidën me 1/8 rrotullim në drejtim orar për tu siguruar që vida të kyçet përsëri në vend.

Pasi ta keni montuar, kontrolloni nëse mekanizmat e spërkatjes rrotullohen lirshëm.