Zhurmë
Një nivel i caktuar zhurme është normale gjatë funksionimit.
Hapja e kapakut të detergjentit.
Pompa e shkarkimit në fillim të ciklit të shkarkimit.
Pajisja nuk është e niveluar.
Rregulloni këmbët e nivelimit.
Mekanizmi hundëzës përplaset me enët.
Poziciononi përsëri enët.
Presioni i ujit është shumë i lartë.
Rregulloni presionin e ujit.
Pajisja nuk funksionon.
Dera nuk është mbyllur plotësisht.
Niveloni përsëri pajisjen.
Furnizimi me ujë ose kabulli i energjisë nuk janë lidhur.
Lidhni siç duhet kabullin ose furnizimin me energji.
Kur funksioni Control Lock (Kyçi i kontrollit) është i aktivizuar, në ekran do të shfaqet kodi CL.
Çaktivizoni butonin Control Lock (Kyçi i kontrollit).
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Half Load (Gjysmë Ngarkesë) dhe Energy Saver (Ruajtës Energjie) njëkohësisht për 3 sekonda për të aktivizuar ose çaktivizuar këtë funksion.
Siguresa është djegur ose çelësi i qarkut është fikur.
Zëvendësoni siguresën ose ndizni çelësin e qarkut.
Pajisja jep sinjal vazhdimisht kur dera është e hapur, gjatë ciklit ose menjëherë pasi ka përfunduar cikli.
Enët në pajisje janë të nxehta dhe duhet të tregoni kujdes kur të fusni duart brenda në pajisje.
Mbylleni derën deri sa pajisja dhe enët të jenë ftohur. Sinjali do të ndalojë nëse dera është e mbyllur ose kur temperatura në brendësi të jetë ulur.
Ka mbetur ujë pompën e thithjes pas përfundimit të ciklit.
Tubi i shkarkimit është përdredhur ose bllokuar.
Rregulloni tubin ose pastroni bllokimin.
Mund të mbetet ujë nëse është shkëputur energjia përpara se cikli të përfundojë normalisht, ose energjia është shkëputur në mënyrë manuale.
Filloni përsëri procesin.
Mekanizmat e spërkatjes nuk rrotullohen mirë.
Vrimat e mekanizmave të spërkatjes janë bllokuar nga grimcat e ushqimeve.
Pastroni vrimat e mekanizmave të spërkatjes.
Rafti i sipërm është i bllokuar.
Rafti nuk është përshtatur mirë.
Shihni seksionin Rafti i sipërm me lartësi të përshtatshme.
Llambat nuk ndizen.
Energjia nuk është e lidhur.
Lidhni energjinë.
Brenda pajisjes ka shumë shkumë.
Defekt në përdorimin e detergjentit të posaçëm për pajisjen.
Përdorimi i detergjentit të posaçëm vetëm për pajisjen.
Sasia e tepërt e shpëlarjes mund të shkaktojë shkumë.
Ulni nivelin e shpërndarjes së shkëlqyesit të enëve.
Detergjenti ka mbetur në dispenserin e detergjentit.
Rafti i sipërm i pa-balancuar.
Rregulloni lartësinë majtas/djathtas të raftit të sipërm.
Detergjenti mund të mos shpërndahet pasi enët nuk janë vendosur mirë dhe kjo pengon hapjen automatike të dispenserit të detergjentit.
Vendosni siç duhet enët dhe gjithmonë thani dispenserin përpara se të shtoni detergjent tjetër në mënyrë që të mos grumbullohet bashkë.
Ka rrjedhje uji jashtë pajisjes.
Dora mund të mos jetë mbyllur për shkak se pajisja është anuar. Në këtë rast mund të ndodhë rrjedhje uji.
Kontrolloni nivelimin duke rregulluar këmbën.
Instalimi i gabuar i tubit të shkarkimit mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.
Kontrolloni pjesët lidhëse të tubit të shkarkimit.
Nëse energjia është fikur, rrjedhja e ujit mund të shkaktohet nga lidhje e keqe me rubinetin.
Kontrolloni lidhjen e tubit të furnizimit me ujë.