Lart > PËRDORIMI > Përgatitja e rrobave > Kontrolloni rrobat para se ti fusni në lavatriçe

Kontrolloni rrobat para se ti fusni në lavatriçe

KUJDES
  • Kontrolloni që rrobat të mos jenë bllokuar mes pajisjes dhe derës, ose rrobat mund të dëmtohen gjatë tharjes.

  • Shihni kapacitetin maksimal të ngarkesës në tabelën e programeve për programin e tharjes që ju duhet për të përftuar rezultate optimale të tharjes. Tej mbushja shkakton rezultate të dobëta të tharjes dhe shkakton rrudha të panevojshme.

  • Mos fusni rroba shumë të njoma në pajisje. Kjo do të rrisë kohën e tharjes dhe konsumin e energjisë. Sigurohuni që rrobat të jeni shtrydhur mirë në lavatriçe përpara se ti ngarkoni në tharëse.

  • Një ngarkesë me copa të përziera mund të zgjasë kohën e tharjes dhe koha e shfaqur në ekran mund të ndalojë gjatë tharjes aktive deri sa koha aktuale e mbetur të përputhet me kohën e shfaqur në ekran.

  • Sigurohuni që të zbrazni të gjithë xhepat. Gjëra të tilla si gozhdët, kapëset e flokëve, shkrepëset, stilolapsat, lapsat, monedhat dhe çelësat mund të dëmtojnë si pajisjen ashtu edhe rrobat tuaja.

  • Hiqni rripat e lirë dhe mbyllni zinxhirët, grepçat dhe litarët për tu siguruar që këto gjëra të mos ngecin te rrobat.