Ky panel kontrolli është i disponueshëm vetëm për disa modele.

Fridge
Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga 0 °C deri në 6 °C.
Temperatura fillestare e frigoriferit është 3 °C.
Temperatura reale e brendshme ndryshon në varësi të gjendjes së ushqimit, pasi temperatura e vendosur e treguar është temperatura e synuar, jo temperatura reale brenda pajisjes.
Express Freeze
Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.
Wi-Fi
Ky buton lejon që pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Referojuni funksioneve Inteligjente për informacione në lidhje me konfigurimin e aplikacionit LG ThinQ.
Lock
Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.
Për të kyçur butonat e panelit të kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa të shfaqet ikona k dhe funksioni të aktivizohet.
Për të çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa të shfaqet ikona l dhe funksioni të çaktivizohet.
Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1 °C nga temperatura e paracaktuar.
Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energji.
Nëse ka ndonjë kontakt gishti ose lëkure me panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë.

Fridge
Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga ftohtë deri në më të ftohtë.
Temperatura fillestare e frigoriferit është normale.
Express Freeze
Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.
Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me një nivel nga temperatura e paracaktuar.