Paneli i kontrollit
Kjo cakton temperaturën e frigoriferit dhe temperaturën e ngrirjes.
Llamba LED
Llambat LED brenda pajisjes ndizen kur hapni derën.
Rafti i frigoriferit
Ruan ushqimet e ftohura dhe ushqimet e freskëta.
Ruan ushqimet me përmbajtje më të lartë lagështire në raftin e sipërm.
Lartësia e raftit mund të rregullohet duke e vendosur raftin në një kanal tjetër me lartësi tjetër.
Numri real i rafteve ndryshon nga modeli në model.
Mbajtësja e vezëve
Ruan vezët.
Mbajtësen e vezëve mund ta vendosni në çdo pozicion që dëshironi përveç se në raftin e sipërm të frigoriferit apo në sirtarin e perimeve.
Sirtari i frigoriferit
Mban frutat dhe perimet të freskëta.
Koshi i derës të frigoriferit
Ruan pakot e vogla me ushqime të ftohura, pije dhe enë salce.
Mbajtësja e akullit
Ky është vendi ku akulli prodhohet manualisht.
Rafti i ngrirësit
Këtu është vendi ku mbahen ushqimet e ngrira si mishi, peshku dhe akulloret.
Sirtari i ngrirësit
Ruan ushqime të ngrira për më shumë kohë.