Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy njerëz ose më shumë duke e mbajtur pajisjen mirë.
Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të niveluar.
Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen në një vend jashtë, ose në një vend që është subjekt i kushteve të motit si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nën ngrirje.
Mos e vendosni pajisjen nën dritën direkte të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë prej pajisjeve me nxehtësi të tilla si sobat ose ngrohëset.
Bëni kujdes të mos e ekspozoni pajisjen kur e instaloni.
Instalojeni pajisjen në një vend ku të jetë e lehtë të shkëputet spina e energjisë.
Bëni kujdes të mos e lini pajisjen të rrëzohet gjatë montimit ose çmontimit.
Bëni kujdes të mos kafshoni, shtypni ose dëmtoni kabllin e energjisë gjatë montimit ose çmontimit të derës së pajisjes.
Bëni kujdes të mos e drejtoni spinën e energjisë lart ose ta lini pajisjen të mbështetet mbi spinën e energjisë.
Mos lidhni përshtatës prize ose aksesorë të tjerë me prizën e korrentit.
Mos e modifikoni ose zgjatni kordonin e energjisë.
Sigurohuni që dalja e prizës të jetë e tokëzuar mirë dhe që kunja e tokëzimit në kordonin e energjisë të mos jetë e dëmtuar ose e hequr nga spina. Për më shumë detaje mbi tokëzimin, pyesni në një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një konduktor tokëzimi dhe një prizë tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një dalje prize të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendëse.
Duhet të përdoret një qark individual i degëzimit me tokëzim të duhur ose ndërprerës në rast se kërkohet shkëputje pas instalimit.
Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të shkaktojnë mbytje.
Mos e lidhni pajisjen me një prizë shumëfishuese që nuk ka kabllo korrenti të vetin (të montuar).
Pajisja duhet të lidhet me një linjë të dedikuar të energjisë e cila është më vete.
Mos përdorni një prizë të shumëfishtë që nuk është e tokëzuar mirë (portative). Në rast të përdorimit të një prize të shumëfishtë (portative) të tokëzuar siç duhet, duhet të përdorni prizën e shumëfishtë e cila ka kabëll me kapacitet rryme elektrike të njëjtë ose edhe më të lartë dhe të përdorni prizën e shumëfishtë vetëm për pajisjen në fjalë.
Mos e fusni pajisjen në dale prizash të shumëfishta, panele prizash apo kabllo zgjatues energjie.
Mos përdorni kabllo zgjatues apo përshtatës të dyfishtë.
Për të shmangur çdo rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë së pajisjes, ajo duhet të rregullohet në përputhje me udhëzimet.