Kontrolloni distancën mes pajisjes dhe ruterit pa lidhje kabllore (rrjeti Wi-Fi).
Nëse pajisja është tepër larg nga ruteri me valë, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë regjistrimin ose instalimi mund të dështojë.
Fikni Internetin e Lëvizshëm ose Internetin Celular në telefonin tuaj inteligjent.
Lidhni telefonin tuaj inteligjent me Wi-Fi e ruterit (në wireless).
Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që ikona f në panelin e kontrollit të jetë e ndezur.
Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose shikoni manualin e ruterit me valë.
LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.
Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa fije të punojë ngadalë.
Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë (në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një përjashtim për këtë rast.
Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale)
Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe regjistroni sërish produktin.