Pastroni filtrat e ajrit një herë në 2 javë, ose më shpesh, nëse është e nevojshme.
Filtri i ajrit mund të prishet kur përthyhet.
Kur filtri i ajrit nuk montohet si duhet, pluhuri dhe substanca të tjera mund futen brenda njësisë së brendshme.
Fikeni energjinë në njësi.
Hapni panelin e përparmë.
Ngrini pak lart të dyja anët e panelit.
Mbani dorezat e filtrave të ajrit, tërhiqeni pak poshtë dhe hiqini nga njësia e brendshme.
Pastrojini filtrat me një fshesë me korrent ose me ujë të vakët dhe një detergjent neutral.
Thajeni filtrin në hije.