Sound Bar Quick Guide
제목없음 (첫번째 타이틀 이전의 내용)>
Sound Bar Quick Guide
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal> content1.html
Sound Bar Quick Guide
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal>Instalimi dhe përdorimi i produktit> content2.html
Sound Bar Quick Guide
Instalimi dhe përdorimi i produktit
- a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.
- A Boksi horizontal (sound bar)
- B Marrësi me telekomandë/ekrani i statusit
- C Nënvuferi me valë - Instalojeni pranë boksit horizontal.
- D Pajisje e jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
- b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal me anë të kabllos HDMI.
- c Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nënvuferi me valë [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llamba LED në nënvuferin me valë do të ndizet në jeshile. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit” në faqen 6.)
- d Përdorimi i produktit me televizorin ([Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos optike”, “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)”, “Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”” në faqen 26, 28, 29.)
-
A Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit. - B Në cilësimet e televizorit, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në [HDMI ARC], [Optical] (Optik), ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm).
- C Kur televizori të lidhet në mënyrën e duhur me produktin, opsioni “OPT” ose “ARC” do të shfaqet në ekranin e statusit, i shoqëruar nga një tingull.
- e Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes Bluetooth-it ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 34.)
-
A Prekni butonin e “Cilësimeve”
në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin
“Bluetooth”. Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (
Off (çaktivizo) >
On (aktivizo)) -
B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair
. Pas pak, do të shihni mesazhin “BT READY” të shfaqet në ekranin e statusit. - C Gjeni dhe prekni produktin në smartfonin tuaj. Emri i produktit shfaqet në formatin “LG S65Q (XX)”.
- D Kur produkti të lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet opsionit “Bluetooth”, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga “PAIRED” [ “Emri i pajisjes së lidhur me Bluetooth” [ “BT”.
- f Lidhja me aplikacionin “LG Sound Bar” ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”” në faqen 37.)
- A Gjeni në platformën “Google Play” ose “App Store” aplikacionin “LG Sound Bar” dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
- B Mund të mësoni më shumë lidhur me përdorimin e tij duke shtypur opsionin “Ndihma” (Help) te “Cilësimet” (Settings).
Lidhja manuale e boksit horizontal me nënvuferin me valë ([ Shihni pjesën “Lidhja manuale e nënvuferit me valë” në faqen 8.)
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
-
A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta fikur atë. - B Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit të shkëputur me valë. Kontrolloni nëse llamba LED pulson në jeshile.
- Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
-
C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë. - D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë LED jeshile të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
Tabela e përmbajtjes
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal
2 Instalimi dhe përdorimi i produktit
Instalimi
6 Lidhja e produktit
Eksplorimi i produktit
13 Ana ballore
15 Ana e prapme
16 Telekomanda
Lidhja me televizorin
26 Lidhja nëpërmjet kabllos optike
28 Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)
29 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
Lidhja me një pajisje të jashtme
31 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
33 Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Përdorimi i produktit si sistem audioje
34 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it
37 Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”
39 Lidhja me pajisjen e memories USB
Montimi i produktit në mur
41 Verifikimi përpara montimit në mur
43 Montimi i produktit në mur
45 Organizimi i kabllove (opsional)
Masat paraprake të sigurisë
46 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit
49 Zgjidhja e problemeve
Shtojcë
52 Specifikat
54 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
56 Njoftim për softuerin me burim të hapur
56 Manovrimi i produktit
Instalimi
Instalimi> content3.html
Sound Bar Quick Guide
Instalimi
Instalimi>Lidhja e produktit> content4.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:
- a Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- b Vendosni kabllon e furnizimit me energji në përshtatësin e rrymës alternative (AC).
- c Lidheni kabllon e përshtatësit të rrymës alternative me terminalin “DC IN” (priza hyrëse për përshtatësin e rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
- d Vini në prizën e murit spinën e kabllos së përshtatësit të rrymës alternative.
- e Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
|
|
|
|
|
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
|
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
|
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
|
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
|
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
|
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
-
a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta fikur atë. - b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
-
c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë. - d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
|
|
|
|
|
Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues
Funksioni i tingëllimit rrethues (surround sound) ju mundëson të shijoni tinguj që vijnë nga të gjitha anët. Këta tinguj lëshohen nga kanale të shumëfishta audioje nga altoparlantët, pavarësisht kanaleve ku është regjistruar në fillim përmbajtja.
Për shembull, nëse dëgjoni muzikë të regjistruar në kanalet 2.0 me efekte zanore standarde, mund të vini re këtë dallim.
Kur opsioni i tingujve rrethues është i çaktivizuar
Kur opsioni i tingujve rrethues është i aktivizuar
|
|
|
|
|
Aktivizimi/çaktivizimi i tingëllimit rrethues
-
a Shtypni butonin e “Cilësimeve”
. Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.
- b Ndërkohë që opsioni “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Majtas/djathtas” për të përzgjedhur cilësimet e tingëllimit rrethues. Ju mund të shihni statusin e tingëllimit rrethues, “OFF-SURROUND” ose “ON-SURROUND”.
- c Ndërkohë që opsioni “OFF-SURROUND” ose “ON-SURROUND” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Lart/poshtë” për të aktivizuar ose çaktivizuar opsionin e tingëllimit rrethues.
Tingujt e altoparlantit sipas kanaleve të sinjalit hyrës
|
Efektet zanore |
|
|
Sinjali hyrës |
Sinjali dalës |
|
AI SOUND PRO Tinguj të personalizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
STANDARD Ju mund të shijoni tinguj të optimizuar. |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
CINEMA Tinguj kinematikë 3D (nga të gjitha anët) |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
CLEAR VOICE Qartësi e zërit, çka përmirëson cilësinë e tingujve të zërit |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
SPORTS Tinguj realistë, njëlloj si ata që dëgjohen në stadiume |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
MUSIC Tinguj të pasuruar me teknologjinë “MERIDIAN” |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
GAME Tinguj të optimizuar për lojëra |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
DTS VIRTUAL : X Tinguj me efekt rrethues kinematik që ju bëjnë të zhyteni në një botë tjetër |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
BASS BLAST (BASS BLAST+) Tinguj me bas të përforcuar |
|
|
Kanalet 2.0 |
|
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
Eksplorimi i produktit
Eksplorimi i produktit> content5.html
Sound Bar Quick Guide
Eksplorimi i produktit
Eksplorimi i produktit>Ana ballore> content6.html
Sound Bar Quick Guide
Ana ballore
|
a |
Ndezje/fikje Ky buton shërben për ta ndezur dhe fikur pajisjen. Funksionet Shtypeni butonin disa herë për të përzgjedhur funksionin e dëshiruar ose modalitetin e sinjalit hyrës.
Volumi i zërit Rregullon volumin e zërit. Bluetooth pair Ky opsion ju mundëson të lidhni pajisjen me Bluetooth, p.sh. smartfon, me këtë produkt, për tre minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 34.) Ky opsion ju mundëson ta lidhni televizorin “LG” me këtë produkt për tri minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)” në faqen 28.) |
|
b |
Marrësi i sinjalit të telekomandës Merr sinjalet valore që lëshohen nga telekomanda. |
|
c |
Ekrani i statusit Opsione si modaliteti i sinjalit hyrës dhe volumi i zërit paraqiten në formë teksti.
|
|
|
|
|
|
Eksplorimi i produktit>Ana e prapme> content7.html
Sound Bar Quick Guide
Ana e prapme
|
a |
HDMI OUT (TV ARC) Këtu lidhet kablloja “HDMI” që mundëson lidhjen e produktit me televizorin. |
|
b |
HDMI IN Këtu lidhet kablloja “HDMI” që mundëson lidhjen e produktit me një pajisje të jashtme. |
|
c |
Porta USB Këtu mund të vendosni një pajisje memorieje USB për të hapur skedarët e muzikës në produkt. |
|
d |
DC IN Portë nëpërmjet së cilës lidhet përshtatësi i rrymës alternative me produktin. |
|
e |
OPTICAL IN Këtu lidhet kablloja optike që mundëson lidhjen e produktit me televizorin. |
Eksplorimi i produktit>Telekomanda> content8.html
Sound Bar Quick Guide
Telekomanda
Ju mund të përdorni telekomandën për të kontrolluar të gjitha funksionet e produktit, nga ndezja dhe fikja e deri tek aktivizimi i tingujve kinematikë.
Zëvendësimi i baterive
Përdorni bateri AA 1.5V. Zëvendësoni të dyja bateritë duke i futur ato në telekomandë në përputhje me udhëzimet e paraqitura.
- A Hapni kapakun e dhomëzës së baterive në anën e prapme të telekomandës.
- B Fusni bateritë në përputhje me polin pozitiv dhe negativ, që përkon me shenjat në vendin e baterive (“+” dhe “– “).
- C Mbyllni kapakun e dhomëzës së baterive.
Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.
|
a |
Ndezje/fikje Ky buton shërben për ta ndezur dhe fikur pajisjen. |
|
b |
Volumi i zërit Rregullon volumin e zërit. |
|
c |
Bluetooth pair Ky opsion ju mundëson të lidhni pajisjen me Bluetooth, p.sh. smartfon, me këtë produkt, për tre minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 34.) Ky opsion ju mundëson ta lidhni televizorin “LG” me këtë produkt për tri minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)” në faqen 28.) |
|
d |
Efektet zanore Shtypeni këtë buton për të përzgjedhur fushën e dëshiruar të tingujve.
|
|
e |
Akordimi i tingullit Ky buton përshtat nivelin e tingujve të altoparlantit të lidhur. Shtypni butonin e “Akordimit të tingullit”
|
|
f |
Heqja e zërit Ky opsion çaktivizon zërin nga produkti. |
|
g |
Funksionet Shtypeni butonin disa herë për të përzgjedhur modalitetin e sinjalit hyrës ose funksionin që dëshironi. |
|
h |
Informacioni Shfaq informacione për burimin e lidhur hyrës ose për Bluetooth-in.
|
|
i |
Lart/poshtë/majtas/djathtas Këta butona përdoren edhe për të përshtatur cilësimet e funksioneve sipas dëshirës.
Lart/poshtë: Ky buton bën shfletimin nga njëra dosje në tjetrën, në pajisjen e memories USB. Mund ta shtypni këtë buton për të përzgjedhur dosjen që dëshironi. Majtas/djathtas: Nëse vini këngën e mëparshme, shtypni butonin e majtë. Nëse vini këngën e radhës, shtypni butonin e djathtë. |
|
j |
Riprodho/pezullo Nëse vini një këngë ose e pezulloni atë, shtypni këtë buton.
|
|
k |
Cilësimet Këto ju mundësojnë të ndryshoni cilësimet e këtij produkti për funksionet: AUTO POWER, SURROUND, NIGHT TIME, TV REMOTE, DISPLAY. Shtypni butonin e “Cilësimeve”
|
Komandimi i produktit nëpërmjet telekomandës së televizorit
Volumi i zërit i produktit mund të ndryshohet duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” dhe të markave të tjera.
Funksionet që mund t’i komandoni nëpërmjet telekomandës së televizorit
Volumi i zërit, aktivizimi/çaktivizimi i zërit (heqja/vënia e zërit)
Markat e përkrahura të televizorëve
LG, Panasonic, Philips, Samsung, Sharp Electronics, Sony, Toshiba, Vizio
Aktivizimi/çaktivizimi i këtij funksioni
-
a Shtypni butonin e “Cilësimeve”
. Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.
- b Ndërkohë që opsioni “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Majtas/djathtas” për të përzgjedhur cilësimet e telekomandës së televizorit. Mund të shihni statusin e telekomandës së televizorit, “ON-TV REMOTE” ose “OFF-TV REMOTE”.
- c Ndërkohë që fjalët “ON-TV REMOTE” ose “OFF-TV REMOTE” shfaqen në ekranin e statusit, shtypni butonin “Lart/poshtë” për ta aktivizuar ose çaktivizuar telekomandën e televizorit.
|
|
|
|
|
Përdorimi i funksionit të ndezjes/fikjes automatike
Ky funksion ndez ose fik produktin automatikisht kur ndizet ose fiket televizori ose pajisja e jashtme.
Kur ndizet pajisja e lidhur, ndizet automatikisht edhe produkti dhe përzgjedh një funksion sipas sinjalit hyrës.
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit të ndezjes/fikjes automatike
-
a Shtypni butonin e “Cilësimeve”
. Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.
- b Ndërkohë që fjalët “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” shfaqen në ekranin e statusit, shtypni butonin “Lart/poshtë” për ta aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ndezjes/fikjes automatike.
Përdorimi i funksionit të natës (Night Time)
Ky opsion ul volumin e përgjithshëm të zërit, por rrit volumin e tingujve të lehtë dhe delikatë. Ky opsion është i dobishëm kur dëgjoni muzikë ose kur shihni ndonjë film natën vonë.
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit të natës
-
a Shtypni butonin e “Cilësimeve”
. Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.
- b Ndërkohë që fjalët “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” shfaqen në ekranin e statusit, shtypni butonin “Majtas/djathtas” për të përzgjedhur cilësimet e funksionit të “natës”. Ju mund të shihni statusin e funksionit të natës, “ON-NIGHT TIME” ose “OFF-NIGHT TIME”.
- c Ndërkohë që fjalët “ON-NIGHT TIME” ose “OFF-NIGHT TIME” shfaqen në ekranin e statusit, shtypni butonin “Lart/poshtë” për ta aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e natës.
Treguesi i statusit ka tre cilësime të ndryshme: automatik, ndezur dhe fikur.
|
Opsioni |
Ekrani i statusit |
|
AUTO |
Zbehet pas 20 sekondash të shtypjes së butonit. |
|
ON |
Gjithmonë ndezur |
|
OFF |
Fiket pas 20 sekondash të shtypjes së butonit. |
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit të Ekranit
-
a Shtypni butonin e “Cilësimeve”
. Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.
- b Ndërsa “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” është duke lëvizur në ekranin e statusit, shtypni butonin Majtas /Djathtaspër të zgjedhur cilësimin e Ekranit. Mund të shikoni gjendjen aktuale të ekranit, “AUTO-DISPLAY”, “ON-DISPLAY” ose “OFF-DISPLAY”.
- c Ndërsa “AUTO-DISPLAY”, “ON-DISPLAY” ose “OFF-DISPLAY” është duke lëvizur në ekranin e statusit, shtypni butonin Lart/Poshtë për të ndryshuar ekranin në “AUTO” ose aktivizojeni, çaktivizoni.
Përdorimi i opsionit të ndezjes së shpejtë “Quick Start”
Ky veprim pakëson kohën e ndezjes duke e vënë pajisjen në modalitetin e pritjes (standby), gjatë të cilit pajisja përdor pak energji.
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit të ndezjes së shpejtë “Quick Start”
Për ta çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin
të produktit për 3 sekonda në kohën kur produkti është i ndezur. Më pas, do të shihni fjalët “OFF-QUICK START”.
Për ta çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin
të produktit për 3 sekonda në kohën kur produkti është i ndezur. Më pas, do të shihni fjalët “OFF-QUICK START”.
Si të çaktivizoni lidhjen ose lidhjet me rrjetin me valë (wireless)
Caktojeni funksionin e fikjes automatike “Auto Power” në “off” (fikje) dhe fikeni produktin.
Lidhja me televizorin
Lidhja me televizorin> content9.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me televizorin
Lidhja me televizorin>Lidhja nëpërmjet kabllos optike> content10.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Transmetoni audion e televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje optike. Ju mund të shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D skedarit origjinal audio, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.
Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon optike
- a Nëse terminali i kabllos digjitale ka mbulesë, në fillim hiqni mbulesat nga të dy skajet.
- b Duke përdorur një kabllo optike, lidheni terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “Sinjali dalës digjital optik” (OPTICAL OUT) në televizor, siç ilustrohet në figurë.
-
c Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
- d Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [Optical] (Optik) ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm). Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.
|
|
|
|
|
Kur përdorni një televizor të markës “LG”
Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet një kablloje optike. Këtë mund ta bëni vetëm në një televizor që përkrah funksionin “Sound Sync” (sinkronizim zanor) të televizorëve “LG”. Shihni manualin e përdoruesit të televizorit tuaj për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.
Funksionet që mund t’i komandoni nëpërmjet telekomandës së një televizori të markës “LG”
Volumi i zërit, aktivizimi/çaktivizimi i zërit (heqja/vënia e zërit)
|
|
|
|
|
Lidhja me televizorin>Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)> content11.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)
Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet funksionit “LG Sound Sync” (me valë). Shihni manualin e përdoruesit të televizorit për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.
Shikimi i televizorit pas lidhjes së tij me valë
-
a Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa të shfaqet opsioni “LG TV” në ekranin e statusit. Pas pak, në ekran do të shfaqen fjalët “BT READY”. Ose Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair
. Pas pak, në ekran do të shfaqen fjalët “BT READY”.
- b Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [LG Sound Sync (me valë)].
- c Kur produkti të lidhet me televizorin nëpërmjet “Bluetooth”-it, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga “PAIRED” (Lidhur) [ “LG TV” (Gati për përdorim).
|
|
|
|
|
Lidhja me televizorin>Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”> content12.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
Ju mund ta transmetoni sinjalin audio të televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje “HDMI”. Shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D në audion origjinale, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.
Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon “HDMI”
- a Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMI OUT (TV ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor, ashtu siç ilustrohet në figurë.
-
b Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
- c Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [HDMI ARC]. Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.
- d Kur televizori të lidhet si duhet me produktin, në ekranin e statusit do të shfaqet fjala “ARC”.
|
|
|
|
|
SIMPLINK
- Funksioni “SIMPLINK” i referohet funksionit “HDMI-CEC”, i cili ju mundëson të përdorni një telekomandë të vetme televizori për të komanduar me lehtësi një pajisje audioje ose lexues (player) të lidhur me televizorin “LG” nëpërmjet “HDMI”-së.
- Funksionet që mund t’i komandoni me telekomandën e televizorit “LG”, e cila përkrah funksionin “SIMPLINK”: Ndezja/fikja e pajisjes, kontrolli i volumit të zërit, çaktivizimi dhe aktivizimi i zërit, etj.
- Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën e konfigurimit të funksionit “SIMPLINK”, shihni manualin e përdoruesit të televizorit “LG”.
|
|
|
|
|
Lidhja me një pajisje të jashtme
Lidhja me një pajisje të jashtme> content13.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me një pajisje të jashtme
Lidhja me një pajisje të jashtme>Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”> content14.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje HDMI dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.
Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon “HDMI”
- a Lidheni pajisjen e jashtme, p.sh. lexues “DVD” ose “Blu-ray”. Duke ndjekur figurën më poshtë, lidheni terminalin “HDMI OUT” (sinjal dalës HDMI) të pajisjes me terminalin “HDMI IN” në anën e prapme të produktit.
- b Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMI OUT (TV ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor.
-
c Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa të shfaqet opsioni “HDMI” në ekranin e statusit.
- d Kur pajisja e jashtme të lidhet si duhet me produktin, ju do të mund të dëgjoni tingujt që dalin nga pajisja.
|
|
|
|
|
Lidhja me një pajisje të jashtme>Lidhja nëpërmjet kabllos optike> content15.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje optike dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.
Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon optike
- a Përdoreni kabllon optike për të lidhur terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “OPTICAL OUT” të pajisjes suaj të jashtme (p.sh. televizor, lexues “Blu-ray”), sikurse ilustrohet në figurë.
-
b Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
- c Kur pajisja e jashtme të lidhet si duhet me produktin, në ekranin e statusit do të shfaqet fjala “OPT”.
Përdorimi i produktit si sistem audioje
Përdorimi i produktit si sistem audioje> content16.html
Sound Bar Quick Guide
Përdorimi i produktit si sistem audioje
Përdorimi i produktit si sistem audioje>Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it> content17.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it
Ju mund të hapni skedarë muzike në pajisjen me Bluetooth, ose të përdorni aplikacione muzike për të shijuar muzikë duke përdorur këtë produkt.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- Pajisjet me Bluetooth, që dëshironi t’i lidhni me produktin, duhet të plotësojnë këto specifika.
- Teknologji Bluetooth 4.2
- Kodeku: SBC, AAC
- Hapat për lidhjen e pajisjes me produktin mund të ndryshojnë në varësi të llojit dhe modelit të pajisjes me Bluetooth. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën e lidhjes së pajisjes, ju lutem, lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes së jashtme.
Në smartfonin tuaj, përzgjidhini opsionin [Bluetooth] në menynë e “Cilësimeve”.
Opsionet në menynë e cilësimeve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit dhe modelit të smartfonit.
- a Ndizeni produktin.
-
b Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in bluetooth pair
. Pas pak, në ekranin e statusit do të shfaqen fjalët “BT READY”.
-
c Prekni butonin e “Cilësimeve” (
/
) në smartfon dhe përzgjidhni opsionin
“Bluetooth”.
(Telefoni “Android”)
(iPhone)
-
d Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (
Off (çaktivizo) >
On (aktivizo)) - e Në smartfon, do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni. Gjeni dhe prekni opsionin “LG S65Q (XX)”.
- f Kur produkti të lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet Bluetooth-it, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga “PAIRED” (Lidhur) [ “Emri i pajisjes së lidhur me Bluetooth” [ “BT” (Gati për përdorim).
-
g Nëse nuk mund ta gjeni produktin “LG S65Q (XX)”, prekni butonin e “Rifreskimit”
në cepin e djathtë lart të ekranit në smartfonin “Android” ose fikeni dhe ndizeni përsëri Bluetooth-in në “iPhone”.
(Telefoni “Android”)
(iPhone)
- h Përdorni një aplikacion për muzikë dhe dëgjoni muzikë në smartfon.
|
|
|
|
|
Përdorimi i produktit si sistem audioje>Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”> content18.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”
Ju lutem, përdorni aplikacionin “LG Sound Bar” për të shfrytëzuar në mënyrë të rehatshme funksionet e ndryshme të produktit.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- Aplikacioni “LG Sound Bar” është i disponueshëm në versionet e paraqitura më poshtë.
- Sistemi operativ Android™: Versioni 6.0 ose më i lartë
- Sistem operativ “iOS”: Versioni 12 ose më i lartë
- Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.
Instalimi i aplikacionit
Instaloni në smartfon aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin “LG Sound Bar”, mund të skanoni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”, ose ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.
Shkarkimi me anë të kodit “QR”
- a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”.
- b Do t’ju hapet një faqe ku do të mund të shkarkoni aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin, prekeni atë.
(Android)
(iPhone)
Shkarkimi nga platforma “Google Play” ose “App Store”
Vizitoni platformën “Google Play” ose “App Store” nga smartfoni dhe kërkoni për aplikacionin “LG Sound Bar” që ta instaloni.
(Android)
(iPhone)
|
|
|
|
|
Përdorimi i produktit si sistem audioje>Lidhja me pajisjen e memories USB> content19.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me pajisjen e memories USB
Shijoni tinguj me cilësi të lartë duke e lidhur me produktin pajisjen e memories USB, ku keni ruajtur skedarët e muzikës.
Lidhja e produktit me një pajisje memorieje USB
- a Vëreni pajisjen e memories USB në portën USB prapa produktit.
- Produkti nuk mund të riprodhojë (lexojë) skedarët e asnjë pajisjeje që lidhet nëpërmjet një portali pajisjesh të memories USB ose kabllos së pajisjes së memories USB.
- Produkti nuk mund të lidhet me asnjë pajisje memorieje USB, lexues MP3 që lidhet me portën USB, ose lexues kartash për të cilin duhet instaluar një drajver i veçantë.
-
b Shtypni butonin e “Funksioneve”
disa herë derisa në ekranin e statusit të shfaqet fjala “USB”.
-
c Kur produkti të lidhet si duhet me pajisjen e memories USB, në ekranin e statusit do të shfaqet numri i skedarëve të muzikës që ndodhen brenda pajisjes USB. Shtypni butonin “Riprodho/pezullo”
në telekomandë për të shijuar muzikën.
|
|
|
|
|
Pajisjet e përkrahura të memories USB
- Lexues MP3
- Lexues Flash MP3
- Pajisje “USB flash”
- USB 2.0
Ky produkt mund të mos i njohë disa pajisje të memories USB.
Specifikimet për skedarët e lexueshëm
|
Prapashtesa e skedarit |
Frekuenca e këmbimit / Shpejtësia e transmetimit të biteve (Bitrate) |
|
MP3 |
32 kHz - 48 kHz / 8 kbps - 320 kbps |
|
WMA |
32 kHz - 48 kHz / 56 kbps - 128 kbps |
|
OGG |
32 kHz - 48 kHz / 64 kbps - 320 kbps |
|
Prapashtesa e skedarit |
Frekuenca e këmbimit |
|
FLAC (16 bit/24 bit) |
32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 88,2 kHz, 96 kHz, 176,4 kHz, 192 kHz |
|
WAV (16 bit/24 bit) |
32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 88,2 kHz, 96 kHz, 176,4 kHz, 192 kHz |
- Numri i skedarëve të lexueshëm: Deri në 2000
- Numri maksimal i direktorive: Deri në 200
- Ky produkt nuk mund të hapë skedarët e mbrojtur me DRM (menaxhim i të drejtave digjitale).
- Ky produkt nuk mund të hapë video nga pajisja e memories USB.
Montimi i produktit në mur
Montimi i produktit në mur> content20.html
Sound Bar Quick Guide
Montimi i produktit në mur
Montimi i produktit në mur>Verifikimi përpara montimit në mur> content21.html
Sound Bar Quick Guide
Verifikimi përpara montimit në mur
Ju mund ta montoni këtë produkt në mur.
Për montimin e produktit në mur, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- Lidhja e pajisjeve të jashtme dhe e kabllove pas montimit të produktit në mur mund të jetë e vështirë. Në fillim, lidhni pajisjen e jashtme me produktin duke përdorur kabllon e duhur të lidhjes, përpara se ta montoni produktin në mur.
- Ju lutem, mbani parasysh pikat e mëposhtme lidhur me montimin e produktit në mur. Gjatë procesit të montimit, mund të dëmtohet produkti ose t’ju shkaktohen lëndime.
- Mos vini objekte mbi produktin e montuar në mur.
- Fiksojeni produktin mirë në mur duke përdorur vidat fiksuese në mënyrë që të mos bjerë.
- Sigurohuni që produkti të jetë aty ku fëmijët nuk e arrijnë. Tërheqja ose tundja e produktit të montuar mund të bëjë që ai të bjerë.
Komponentët për montimin e produktit
|
Boksi horizontal |
|
|
Kllapa e murit |
|
|
Vidat e boksit horizontal |
|
|
Drejtuesi i instalimit të kllapës së murit |
|
Shiten më vete
|
Vidat e kllapës |
|
|
Upat |
|
|
|
|
|
|
Montimi i produktit në mur>Montimi i produktit në mur> content22.html
Sound Bar Quick Guide
Montimi i produktit në mur
- a Në paketimin e produktit, gjeni drejtuesin e instalimit të kllapës së murit.
- b Vëreni pjesën ku shkruhet “TV Bottom Line” në drejtuesin e instalimit të kllapës së murit, në mënyrë të tillë që të vijë drejt me brinjën fundore të televizorit dhe pastaj ngjiteni në mur. Vëreni qendrën e televizorit të montueshëm në mur në vijë të drejtë me pjesën e shënjuar “TV Center” në drejtuesin e instalimit.
- c Duke përdorur një laps, shënoni vendet ku do të bëni vrimat e vidave, në drejtuesin e instalimit, ku do të bashkohen kllapat e murit.
- d Shponi vrimat në vendet e shënuara në drejtuesin e instalimit.
- e Hiqni nga muri drejtuesin e instalimit të kllapës së murit.
- f Fiksojini mirë kllapat në mur duke përdorur upat dhe vidat.
- g Vendoseni produktin në kllapa. Pozicionojeni produktin në kllapa në mënyrë të tillë që vrimat e vidave në anën e poshtme të produktit të vijnë drejt (të përkojnë) me vrimat e vidave në kllapën e murit.
- h Fiksojeni produktin mirë në kllapa duke përdorur vidat që e shoqërojnë.
Montimi i produktit në mur>Organizimi i kabllove (opsional)> content23.html
Sound Bar Quick Guide
Organizimi i kabllove (opsional)
Kabllot mund t’i organizoni duke përdorur mbajtëset e kabllove.
|
|
|
|
|
Masat paraprake të sigurisë
Masat paraprake të sigurisë> content24.html
Sound Bar Quick Guide
Masat paraprake të sigurisë
Masat paraprake të sigurisë>Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes> content25.html
Sound Bar Quick Guide
Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.
|
|
Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit. |
|
|
Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit. |
PARALAJMËRIM:
- PËR TË PARANDALUAR RREZIKUN E ZJARRIT OSE TË GODITJES ELEKTRIKE, MOS E EKSPOZONI PRODUKTIN NDAJ SHIUT OSE LAGËSHTIRËS.
- Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të mbyllur, si p.sh. në një raft librash ose diçka të ngjashme.
KUJDES:
- Mos përdorni produkte me tension të lartë pranë këtij produkti. (p.sh. vrasës elektrik mushkonjash). Ky produkt mund të ketë probleme funksionimi për shkak të goditjes elektrike.
- Mbi aparat nuk duhet vendosur asnjë burim flake të hapur, si p.sh. qirinj të ndezur.
- Mos bllokoni asnjë nga vrimat e ajrimit. Bëjeni instalimin në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Kanalet dhe vrimat e kasës janë projektuar për ajrim, për të garantuar funksionimin e besueshëm të pajisjes/produktit dhe për ta mbrojtur atë nga nxehja e tepërt. Vrimat nuk duhet të bllokohen asnjëherë duke e vendosur produktin mbi krevat, divan, tapet ose sipërfaqe të tjera të ngjashme. Ky produkt nuk duhet të vendoset në një instalim të inkorporuar, p.sh. dollap për libra ose raft, përveç nëse sigurohet ajrimi i përshtatshëm ose nëse respektohen udhëzimet e prodhuesit për këtë aspekt.
- Aparati nuk duhet të ekspozohet ndaj ujit (pikave ose spërkave), dhe asnjë send i mbushur me ujë, siç janë vazot, nuk duhet të vendoset mbi aparat.
- Për informacione mbi shenjat e sigurisë, duke përfshirë edhe identifikimin e produktit dhe të dhënat mbi furnizimin elektrik, ju lutem, referojuni etiketës kryesore në anën e poshtme ose në anën tjetër të produktit.
- Sigurohuni që fëmijët të mos fusin duart ose objekte të tjera në *kanalet e altoparlantit.
- * kanalet e altoparlantit: Hapje që shërben për të dëgjuar më mirë basin në kasën e altoparlantit. (pjesa e jashtme)
KUJDESI lidhur me kordonin elektrik
Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.
Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.
Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.
Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.
Për modelet me përshtatës elektrik
Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternative (AC) që shoqëron këtë pajisje. Mos përdorni asnjë bllok ushqimi të ndonjë pajisjeje tjetër dhe as nga prodhues të tjerë. Përdorimi i ndonjë kablloje tjetër elektrike ose blloku tjetër ushqimi mund të dëmtojë pajisjen dhe të shfuqizojë garancinë.
Për modelet me bateri
Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.
KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.
Për modelet me bateri të integruar
Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.
- Zëvendësimi i baterisë me një lloj të gabuar baterie mund të përbëjë shkelje të një mase mbrojtëse (për shembull, në rastin e disa llojeve të baterive me litium);
- Hedhja e baterisë me zjarr ose furrë të nxehtë ose thyerja mekanike ose prerja e baterisë mund të rezultojë në shpërthim;
- Lënia e baterisë në një mjedis rrethues me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të rezultojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt; dhe
- Bateria që i nënshtrohet presionit jashtëzakonisht të ulët të ajrit mund të shpërthejë ose të ketë rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt.
Simbolet
: Rrymë alternative (AC).
0 : Rrymë e vazhduar (DC).
: Kjo është pajisje e klasit II.
1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).
! : Në pajisje ka rrymë elektrike.
: Tension i rrezikshëm.
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit> content26.html
Sound Bar Quick Guide
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit>Zgjidhja e problemeve> content27.html
Sound Bar Quick Guide
Zgjidhja e problemeve
Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.
Gabimet e përgjithshme
|
Problemi |
Zgjidhja |
|
Produkti nuk punon si duhet |
|
|
Produkti nuk ndizet |
|
|
Nuk ka zë |
|
|
Nënvuferi nuk jep zë |
|
|
Telekomanda nuk funksionon siç duhet |
|
|
Funksioni i fikjes/ndezjes automatike “AUTO POWER” nuk punon |
|
|
Funksioni “LG Sound Sync” nuk punon |
|
|
Volumi i zërit të produktit është i ulët |
|
|
Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB |
|
|
Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet |
|
Problemet me lidhjen me valë
|
Problemi |
Zgjidhja |
|
Ka radiointereferencë |
|
|
Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë |
|
Çaktivizimi i modalitetit të demonstrimit
|
Problemi |
Zgjidhja |
|
Telekomanda nuk punon |
|
Shtojcë
Shtojcë> content28.html
Sound Bar Quick Guide
Shtojcë
Shtojcë>Specifikat> content29.html
Sound Bar Quick Guide
Specifikat
|
Të përgjithshme |
|
|
Konsumimi i energjisë |
Shihni etiketën kryesore. |
|
Modaliteti i pritjes në rrjet: 1,0 W |
|
|
Përshtatës i rrymës alternative |
|
|
Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi) |
Rreth 1000,0 mm x 63,0 mm x 105,0 mm (bashkë me këmbëzat) |
|
Kufijtë e temperaturës gjatë punës |
5 °C - 40 °C |
|
Kufijtë e lagështirës gjatë punës |
5 % - 60 % |
|
Furnizimi i rrymës (USB) |
5 V 0 500 mA |
|
Frekuencat e disponueshme të marrjes së sinjalit digjital hyrës të audios |
32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 88,2 kHz, 96 kHz |
|
Formati i disponueshëm i sinjalit digjital hyrës të audios |
Dolby Audio™, DTS Digital Surround, PCM |
|
Sinjalet hyrëse/sinjalet dalëse |
|
|
OPTICAL IN |
3,0 V (p-p), (terminali i lidhjes optike për audion) × 1 |
|
HDMI IN |
19-kunjsh (terminal lidhjeje i tipit “A”, HDMI™) × 1 |
|
HDMI OUT (TV ARC) |
19-kunjsh (terminal lidhjeje i tipit “A”, HDMI™) × 1 |
|
Amplifikatori (dalje sinjali “RMS”) |
|
|
Totali |
420 W RMS |
|
Përpara |
90 W RMS×2 (impedanca: 4 Ω, THD 10%) |
|
Në qendër |
40 W RMS (impedanca: 4 Ω, THD 10%) |
|
Nënvuferi |
200 W RMS (impedanca: 3 Ω, THD 10%) |
|
Nënvuferi me valë |
|
|
Tensioni i nevojshëm |
Shihni etiketën kryesore në nënvuferin me valë. |
|
Konsumimi i energjisë |
Shihni etiketën kryesore në nënvuferin me valë. |
|
Tipi |
Altoparlant me 1 funksion |
|
Impedanca |
3 Ω |
|
Vlera e fuqisë |
200 W RMS |
|
Fuqia maksimale |
400 W RMS |
|
Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi) |
Rreth 171,0 mm x 390,0 mm x 261,0 mm |
- Projektimi dhe specifikat mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
Shtojcë>Markat tregtare të regjistruara dhe licencat> content30.html
Sound Bar Quick Guide
Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
Të gjitha markat tregtare dhe emrat e markave janë pronë e pronarëve përkatës.
“Dolby”, “Dolby Audio” dhe simboli i D-ve të dyfishta janë marka tregtare të korporatës “Dolby Laboratories Licensing Corporation”. Prodhuar në përputhje me licencën e korporatës “Dolby Laboratories”. Punime konfidencale të papublikuara. E drejta e autorit 2012-2021 Dolby Laboratories. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Për patentat e DTS-së, vizitoni faqen: http://patents.dts.com. Prodhuar në përputhje me licencën e kompanisë “DTS Inc.” (për kompanitë me seli në SHBA/Japoni/Tajvan) ose në përputhje me licencën e kompanisë “DTS Licensing Limited” (për të gjitha kompanitë e tjera). DTS-ja, “Digital Surround”-i, “Virtual:X”-i dhe logoja e DTS-së janë marka tregtare të regjistruara ose marka tregtare të kompanisë “DTS, Inc.” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera. © 2022 DTS, Inc. TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Emri dhe logot “Bluetooth®” janë marka të regjistruara nën pronësinë e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” dhe çdo përdorim i këtyre markave nga kompania “LG Electronics” kryhet në përputhje me licencën.
Markat e tjera tregtare dhe emrat tregtarë janë ato të pronarëve të tyre përkatës.
Termat HDMI, ndërfaqe multimediale me përcaktim të lartë HDMI, veshja tregtare HDMI dhe logot HDMI janë marka tregtare, ose marka të regjistruara të HDMI Licensing Administrator, Inc.
Shprehjet “Prodhuar për iPhone” (Made for iPhone) dhe “Prodhuar për iPod” (Made for iPod) nënkuptojnë se aksesori elektronik është projektuar për t’u lidhur enkas përkatësisht me iPhone dhe iPod, dhe se është certifikuar nga zhvilluesi se i përmbush standardet e kompanisë “Apple” për performancën. Kompania “Apple” nuk mban përgjegjësi për përdorimin e kësaj pajisjeje ose për pajtueshmërisë së saj me standardet e sigurisë dhe me rregulloret e mbrojtjes. Ju lutem, vini re se përdorimi i këtij aksesori me pajisje iPhone ose iPod mund të ndikojë në performancën e rrjetit me valë.
Shtojcë>Njoftim për softuerin me burim të hapur> content31.html
Sound Bar Quick Guide
Njoftim për softuerin me burim të hapur
Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com.
“LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com.
Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.
Shtojcë>Manovrimi i produktit> content32.html
Sound Bar Quick Guide
Manovrimi i produktit
Gjatë manovrimit të produktit
Ju lutem, ruajeni kartonin origjinal të dërgesës dhe materialet e paketimit. Nëse ju duhet ta dërgoni produktin me postë, për mbrojtje maksimale, ri-paketojeni njësinë ashtu siç ishte paketuar në fillim nga fabrika.
Mbajtja pastër e sipërfaqeve të jashtme
- Mos përdorni lëngje të avullueshme pranë njësisë, si p.sh. insekticidet me spërkatje (sprej).
- Fshirja duke ushtruar forcë të madhe mund të dëmtojë sipërfaqen.
- Mos lini produkte gome ose plastike në kontakt me produktin për një kohë të gjatë.
Pastrimi i produktit
Për ta pastruar produktin, përdorni pecetë të butë dhe të thatë. Nëse sipërfaqet janë shumë të papastra, përdorni pecetë të butë pak të lagur me ndonjë detergjent të lehtë. Mos përdorni tretës të fortë, si p.sh. alkool, benzinë ose hollues, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e produktit.






























