Lart > INSTALIMI > Përgatitja e hapësirës së mobilies > Kontrollimi i panelit të derës

Kontrollimi i panelit të derës

Për modelet me avull

Kjo lavastovilje ka lloje të ndryshme instalimi në varësi të panelit të derës (nuk ofrohet). Përpara se të instaloni lavastoviljen, kontrolloni peshën dhe dimensionet e panelit të derës që keni zgjedhur.

Manuali i përdoruesit dhe fleta e instalimit janë ndarë në (Rasti A) Montimi i panelit me rrëshqitje dhe (Rasti B) Monstimi i panelit të palëvizshëm, ndaj dhe ndiqni udhëzimet për secilin rast.

  • (Rasti A) Montimi i panelit me rrëshqitje (që do të thotë se paneli i përparmë rrëshqet lart kur hapet dera.)

    • Lartësia: 720 - 780 mm

    • Pesha: 2.5 - 11 kg

  • (Rasti B) Montimi i panelit të palëvizshëm

    • Lartësia: 650 - 720 mm

    • Pesha: 3.5 - 9 kg

  • Nëse paneli i derës peshon nga 8 kg deri në 11 kg, rregulloni tensionin e sustës së derës për ta bërë më të lehtë hapjen e derës. Shihni seksionin Rregullimi i tensionit të sustës së derës.

SHËNIM
  • Mund të rregulloni dimensionet e gjerësisë së panelit të drurit që të përputhen me gjerësinë e mobilies.