Lart > ZGJIDHJA E PROBLEMEVE > Para se të telefononi për servis > Mesazhet e gabimit

Mesazhet e gabimit

Door open

Dera është hapur.

  • Hapni dhe mbyllni derën përsëri. Nëse mesazhi vazhdon të shfaqet, hiqeni nga priza kabllon e energjisë dhe telefononi shërbimin.

Door unlocked

Dera nuk është e siguruar.

  • Mbyllni dhe sigurojeni derën. Nëse vazhdon të shfaqet mesazhi, hiqeni nga priza kabllon e energjisë dhe telefononi shërbimin.

Water supply

Furnizimi me ujë nuk është i duhur në atë vend. Uji nuk hyn në pajisje ose hyn ngadalë.

  • Kontrolloni një rubinet tjetër në shtëpi.

Rubineti i furnizimit me ujë nuk është plotësisht i hapur. Uji nuk hyn në pajisje ose hyn ngadalë.

  • Hapni plotësisht rubinetin.

Tubi(at) e hyrjes së ujit janë përdredhur.

  • Drejtoni tubin ose riinstaloni tubin hyrës të ujit.

Filtri i tubit(ave) të hyrjes janë bllokuar.

  • Kontrolloni dhe pastroni filtrin e valvulës hyrëse pasi të keni mbyllur rubinetët dhe pasi të keni hequr lidhjet e tubave nga lavatriçja.

Drainage

Tubi i shkarkimit është përdredhur apo bllokuar. Uji në pajisje nuk zbrazet ose zbrazet me ngadalë.

  • Pastroni dhe drejtoni tubin e shkarkimit.

Filtri i shkarkimit është bllokuar.

  • Kontrolloni dhe pastroni filtrin e shkarkimit.

Unbalance

Pajisja ka një sistem zbulimi dhe korrigjimi të mungesës së balancimit.

  • Nëse rrobat janë akoma të njoma në fund të ciklit, përhapni ngarkesën për të lejuar shtrydhje të mirë. Mbyllni derën dhe shtypni butonin Start/Pause. Mund të duhen disa minuta para se pajisja të fillojë centrifugën. Dera duhet të mbyllet para se të bëhet shtrydhja.

Ngarkesa është tepër e vogël. Nëse futen gjëra të rënda teke (p.sh. rrugicë tualeti, peshqir dushi, etj.), ky sistem mund të ndalojë rrotullimin ose edhe njëkohësisht të ndërpresë ciklin e shtrydhjes.

  • Shtoni 1 ose 2 gjëra të ngjashme ose rroba më të vogla për të ndihmuar balancimin e ngarkesës. Mbyllni derën dhe shtypni butonin Start/Pause. Mund të duhen disa minuta para se pajisja të fillojë centrifugën. Dera duhet të mbyllet para se të bëhet centrifuga.

No water detected

Sensori i nivelit të ujit nuk funksionon.

  • Mbyllni rubinetin e ujit. Hiqeni nga priza prizën e energjisë. Telefononi shërbimin.

Motor error

Mbingarkesë në motor.

  • Lëreni pajisjen të presë për 30 minuta derisa motori të ftohet dhe pastaj, rinisni ciklin.

Water too high

Uji derdhet për shkak të një defekti të mundshëm në valvulën e ujit.

  • Mbyllni rubinetin e ujit. Hiqeni nga priza prizën e energjisë. Telefononi shërbimin.

Freeze error

Është e bllokuar zorra e shkarkimit/e furnizimit apo pompa e shkarkimit?

  • Hidhni ujë të ngrohtë në kazan për të shkrirë tubin e shkarkimit dhe pompën e shkarkimit. Mbuloni tubin e furnizimit me peshqir të njomë dhe të ngrohtë.

No temp detected

Ky është një gabim kontrolli.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

Vibration sensor

Sensori i dridhjes ka funksionim të gabuar.

  • Thërrisni shërbimin.

Communication Error

Pajisja nuk funksionon siç duhet.

  • Thërrisni shërbimin.

Water leakage

Rrjedhje uji.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

Temperature sensor error

Termorezistori ka defekt.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

Compressor error

Kompresori ka defekt.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

Drum temperature error

Temperatura brenda kazanit është ngritur papritur.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

Inverter PCB error

PCB-ja e inverterit nuk po funksionon si duhet.

  • Thërrisni shërbimin.

Fan motor error

Motori i ventilatorit ka defekt.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

Dry error

Vetëm funksionet e tharjes nuk funksionojnë.

  • Thërrisni shërbimin.

Turbidity sensor

Sensori i turbullirës ka defekt.

  • Thërrisni shërbimin.