Lart > UDHËZIME SIGURIE > PARALAJMËRIM

PARALAJMËRIM

PARALAJMËRIM

Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë si më poshtë:

Përmban Tema

Siguria teknike

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, motorike ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takojnë përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.Fëmijët nën moshën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveç nëse mbikëqyren vazhdimisht.Nëse kordoni i energjisë dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm në mënyrë që të shmanget rreziku.Hapësirat e ventilimit nuk duhet të pengohen nga qilimi.Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur vetëm në kushte shtëpie.Përdorni tub të ri ose setin e tubave të dhënë bashkë me pajisjen. Përdorimi i tubave të vjetër mund të shkaktojë rrjedhje uji dhe dëmtime të pronës.Presioni i hyrjes së ujit duhet të jetë midis 50 kPa dhe 800 kPa.

Kapaciteti maksimal

Kapaciteti maksimal në disa cikle për larjen e rrobave të thata është 10 kg.Kapaciteti maksimal i rekomanduar për secilin program larjeje mund të ndryshojë. Për të pasur rezultate të mira larjeje, ju lutem t'i referoheni Tabela e programeve në kapitullin PËRDORIMI për detaje të mëtejshme.

Instalimi

Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy ose më shumë njerëz duke e mbajtur pajisjen mirë.Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen jashtë, ose në një vend të ekspozuar ndaj kushteve të motit, si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nën ngrirje.Sigurohuni që spina të jetë futur plotësisht në prizën e energjisë.Mos e lidhni pajisjen në priza me shumë dalje, me qarqe elektronike korrenti ose me kabllo zgjatues.Mos e modifikoni spinën e dorëzuar me pajisjen. Nëse nuk i përshtatet prizës së energjisë, kërkojini një elektricisti të kualifikuar t'ju instalojë një prizë të përshtatshme.Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një përcjellës tokëzimi / lidhje (kunja tokëzimi) dhe një spinë energjie tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një prizë të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar / lidhur sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendëse.Lidhja e gabuar e konduktorit të tokëzimit mund të rezultojë në rrezik goditjesh elektrike. Flisni me një elektricist të kualifikuar ose personel shërbimi nëse jeni në dyshim nëse pajisja është tokëzuar mirë.

Përdorimi

Asnjëherë mos u mundoni ta vini pajisjen në punë nëse është e dëmtuar, ka defekt, është çmontuar pjesërisht ose ka pjesë që mungojnë apo janë të prishura, si për shembull kordon ose spinë të dëmtuar.Mos vendosni objekte të mprehta në panelin e kontrollit për të përdorur pajisjen.Mos u përpiqni të ndani asnjë panel apo ta çmontoni pajisjen.Mos e riparoni dhe mos ndërroni asnjë pjesë të pajisjes. Të gjitha riparimet dhe shërbimet duhet të bëhen nga personeli i kualifikuar i shërbimit përveç nëse është rekomanduar në mënyrë specifike në këtë manual përdorimi. Përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara nga fabrika.Mos e shtyni derën më tepër seç duhet kur dera e pajisjes është e hapur.Mos futni kafshë brenda pajisjes.Mos lani asnjë artikull për të cilin prodhuesi ka specifikuar në etiketën e kujdesit se është artikull që nuk lahet.Mos lejoni që poshtë dhe rrotull pajisjes të ketë materiale të djegshme si push, letra, lecka, lëndë kimike, etj.Mos e lini derën e pajisjes të hapur. Fëmijët mund të varen mbi derë ose të futen brenda në pajisje, duke shkaktuar dëme ose lëndime.Mos futni, lani ose thani gjëra që janë pastruar, larë, njomur ose njollosur me substanca të djegshme ose shpërthyese (si për shembull llak, pastrues llaku, vaj, bojë, benzinë, degrasator, solucione të pastrimit kimik, vajguri, naftë, pastrues njollash, terpentinë, vaj vegjetal, vaj gatimi, aceton, alkool, etj.). Përdorimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, benzinë, hollues, naftë, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.Asnjëherë mos e ngacmoni pajisjen ndërkohë që është në punë. Prisni derisa kazani të ketë ndaluar plotësisht.Mos e prekni derën gjatë një programi me temperaturë të lartë.Në rast se nga pajisja rrjedh ujë ose ka përmbytje, shkëputeni spinën elektrike dhe kontaktoni qendrën e informacionit të klientit LG Electronics.Mbyllni çezmat e ujit për të lehtësuar presionin në tuba dhe valvula dhe për të minimizuar rrjedhjen nëse mund të ndodhë një prishje ose thyerje. Kontrolloni gjendjen e tubave të mbushjes; ato duhet të zëvendësohen pas 5 vjetësh.Nëse ka rrjedhje gazesh (isobutan, propan, gaz natyror, etj.) brenda shtëpisë, mos e prekni pajisjen ose prizën elektrike dhe ajroseni ambientin menjëherë.Nëse tubi i shkarkimit ose tubi i hyrjes ngrin gjatë dimrit, përdoreni vetëm pasi të jetë shkrirë.Mbani të gjithë detergjentet e larjes, zbutësit dhe zbardhuesit larg nga fëmijët.Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.Mos e përkulni kabllon e korrentit më tepër seç duhet dhe as mos vendosni objekte të rënda mbi të.Mos e prekni ujin që ka kulluar nga pajisja gjatë larjes.Sigurohuni që shkarkimi të punojë siç duhet. Nëse uji nuk shkarkohet siç duhet, dyshemeja juaj mund të përmbytet.Kur temperatura e ajrit është e lartë dhe temperatura e ujit është e ulët, mund të ndodhë kondensim dhe kështu të laget dyshemeja.Fshini papastërtitë dhe pluhurin në sipërfaqe të spinës së energjisë.

Mirëmbajtja

Shkëputeni pajisjen nga korrenti para se ta pastroni. Vendosja e kontrolleve në pozicionin OFF (FIKUR) ose në gjendje pritjeje nuk e shkëput pajisjen nga korrenti.Fiksojeni mirë spinën e energjisë në prizë pasi ta keni pastruar nga lagështia dhe pluhuri.Mos spërkatni ujë brenda ose jashtë pajisjes për ta pastruar.Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni drejt nga dalja e prizës.Vetëm personeli i kualifikuar i shërbimit nga qendra e shërbimit të LG Electronics duhet të bëjë çmontimin, riparimin ose modifikimin e pajisjes. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse e lëvizni ose instaloni pajisjen në një vend tjetër.

Hedhja

Para se ta hidhni një pajisje të vjetër, hiqeni nga priza, priteni kabllon direkt prapa pajisjes për të mos lejuar përdorimin e gabuar.Mbajini të gjitha materialet e paketimit (si p.sh. qeset plastike dhe stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të shkaktojnë mbytje.Prisni kordonin elektrik dhe hiqni derën përpara se ta hidhni këtë pajisje për të shmangur rrezikun që fëmijët ose kafshët e vogla të bllokohen brenda.