Instalimi i aplikacioneve
Mund të përdorësh llogarinë në LG për të instaluar aplikacione të ndryshme në televizor.
-
Shtyp butonin
në telekomandë.
- Hap LG Content Store.
-
Zgjidh kategorinë Aplikacione dhe lojëra që shfaqet në krye të ekranit.
Do të shfaqet lista e aplikacioneve të disponueshme në kategorinë e zgjedhur. - Zgjidh një aplikacion nga lista për ta konfiguruar.
- Lexo të dhënat e aplikacionit dhe shtyp instalo.
- Mund ta hapësh aplikacionin menjëherë pas përfundimit të instalimit.
Kategoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose të gjendjes së shërbimit.
Nëse memoria e televizorit është e pamjaftueshme, mund t’i instalosh aplikacionet duke lidhur pajisje të jashtme memorieje.
Disa pajisje USB mund të mos mbështeten ose mund të mos funksionojnë siç duhet.
Nuk mund të përdoren pajisje USB që përmbajnë aplikacione nga televizorë të tjerë.
Shikimi i materialeve VOD
Mund të shohësh menjëherë drama, filma etj. në transmetim në kohë reale.
-
Shtyp butonin
në telekomandë.
- Hap LG Content Store.
-
Zgjidh kategorinë e dëshiruar nga kategoritë e shfaqura në krye të ekranit, si p.sh. Emisione dhe Filma.
Do të shfaqet lista e materialeve të disponueshme në kategorinë e zgjedhur. - Zgjidh një element nga lista.
-
Mund të luash përmbajtjet që dëshiron.
Mund të nevojitet aplikacion për të luajtur përmbajtjet. Nëse nuk është i instaluar, instaloje aplikacionin për të luajtur përmbajtjet.
Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.
Kategoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose të gjendjes së shërbimit.
Për të shfaqur detajet e përmbajtjes, zgjidh
nga pasqyra e lëndës.
nga pasqyra e lëndës.
Për luajtjen e përmbajtjeve për të rritur nevojitet autentikimi për të rritur.