Përdorimi i LG Content Store
Mund të shfletosh me shpejtësi dhe lehtësi Emisione, Filma dhe shumë të tjera për shikim të menjëhershëm.
Gjithashtu mund të shkarkosh dhe të përdorësh aplikacione nga kategori të ndryshme, si p.sh. arsim, argëtim, stil jetese, lajme dhe lojëra.
  1. Shtyp butonin FAQJA KRYESOREFAQJA KRYESORE në telekomandë.
  2. Hap LG Content Store.

LG Content StoreLG Content Store

Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.
Funksionet mund të jenë të kufizuara në shtete të caktuara.
Materiali mund të ndryshojë në varësi të modelit ose të shtetit.
Bëj kujdes kur përdoret nga fëmijët. Nëpërmjet këtij produkti, fëmijët mund të hapin materiale të papërshtatshme në internet.
Mund të bllokosh përmbajtje të papërshtatshme nga interneti duke penguar hapjen e aplikacioneve të caktuara.
Konfiguroji cilësimet te FAQJA KRYESOREFAQJA KRYESORE Ikona e cilësimitIkona e cilësimit Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Siguria Bllokimet për aplikacione.
Materialet e rekomanduara në ekranin kryesor
Ekrani kryesor i LG Content Store shfaq materialet më të kërkuara për secilën kategori.
Zgjidh një material për t’i parë të dhënat.
Kërkohet lidhje me internetin për ta përdorur këtë funksion.