Çfarë është telekomanda magjike?
Mund të zgjedhësh me lehtësi funksionet që dëshiron duke lëvizur dhe shtypur kursorin në ekranin e televizorit, njësoj si me mausin në ekranin e kompjuterit.
Telekomandën magjike mund ta blesh veçmas nëse nuk ofrohet.
Çiftimi i telekomandës magjike
Për të përdorur telekomandën magjike duhet çiftuar me LG webOS TV.
Para përdorimit çiftoje telekomandën magjike si më poshtë:
Para përdorimit çiftoje telekomandën magjike si më poshtë:
- Ndiz televizorin. Pas rreth 20 sekondave, drejtoje telekomandën nga televizori dhe shtyp butonin .
- Telekomanda magjike regjistrohet automatikisht dhe mesazhi i përfundimit të çiftimit shfaqet në ekranin e televizorit.
Nëse regjistrimi i telekomandës magjike nuk u arrit, fike televizorin dhe provo sërish.
Riregjistrimi i telekomandës magjike
Nëse treguesi i telekomandës magjike nuk shfaqet në televizor, duhet ta riregjistrosh.
- Shtyp butonin për rreth 5 sekonda tek televizori.
- Telekomanda e regjistruar më parë çregjistrohet dhe regjistrohet sërish.
Përdorimi i telekomandës magjike
-
Nëse e tund telekomandën magjike majtas e djathtas duke e drejtuar nga televizori, treguesi do të shfaqet në ekranin e televizorit.
Nëse e lëviz telekomandën në drejtimin që dëshiron, treguesi do të ndjekë lëvizjen. - Lëvize treguesin në vendin që dëshiron dhe shtyp butonin për ta kryer funksionin.
-
Treguesi zhduket nëse nuk përdoret për njëfarë kohe. Kur treguesi zhduket nga ekrani tunde telekomandën magjike djathtas dhe majtas. Më pas, ai rishfaqet.
Treguesi zhduket nëse shtyp butonat lart, poshtë, majtas ose djathtas dhe telekomanda punon si telekomandë e zakonshme.
Nëse treguesi nuk reagon mirë, mund ta rivendosësh duke e lëvizur në cep të ekranit.
Përdore telekomandën brenda rrezes së specifikuar (brenda 10 metrave). Komunikimi mund të mos kryhet nëse pajisja përdoret jashtë zonës së mbulimit ose nëse ka pengesa brenda zonës.
Komunikimi mund të mos kryhet kur përdoren aksesorë. Pajisjet si furra me mikrovalë dhe pajisje rrjeti LAN me valë funksionojnë në të njëjtin brez frekuencash (2,4 GHz) si telekomanda magjike. Kjo mund të shkaktojë probleme komunikimi.
Goditjet mund të shkaktojnë keqfunksonimin e telekomandës magjike.
Gjatë përdorimit të telekomandës magjike, bëj kujdes që të mos e përplasësh me mobiliet që ndodhen pranë, pajisjet elektronike apo me njerëzit e tjerë.
Konfigurimi i treguesit të telekomandës magjike
Mund të konfigurosh shpejtësinë dhe formën e treguesit ndërkohë që është i shfaqur në ekran.
-
Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh
lart djathtas.
-
Zgjidh
Asistenca Opsionet e treguesit.
- Shpejtësia e gjurmimit
- Vendos shpejtësinë e treguesit.
- Stili / Madhësia
- Zgjedh stilin dhe madhësinë e treguesit.