Për të parë ekranin e celularit në televizor
-
Shtyp butonin
në telekomandë.
- Hap aplikacionin Screen Share.
- Aktivizo modalitetin Miracast në pajisjen celulare.
- Televizori do të shfaqet në listën e pajisjeve të disponueshme.
- Zgjidh televizorin dhe kërko lidhje.
- Shfaqet mesazhi “Po lidhet...” për të nisur lidhjen.
- Pas vendosjes së lidhjes, televizori shfaq ekranin e pajisjes së lidhur.
Për lidhje të qëndrueshme, rekomandohet ta përditësoni gjithnjë në versionin më të fundit të sistemit operativ pajisjen që lidhet me televizorin.
Pajisja jo LGE mund të mos lidhet edhe kur gjendet.
Rekomandohet që pajisja të lidhet me rrugëzues 5 GHz, pasi performanca mund të ndikohet nga mjedisi me valë.
Shpejtësia e reagimit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdorimit.
Ajo ndryshon nga pajisja në pajisje. Për më shumë mbi pajisjen me të cilën dëshiron të lidhesh, drejtoju manualit të saj të përdorimit.
Modaliteti i dëgjimit mund të ndikojë në performancën e lidhjes me valë kur lidhesh me pikëhyrje. Nëse ka probleme lidhur me performancën e lidhjes me valë, rekomandohet çaktivizimi i Modaliteti i dëgjimit.
Nëse lidhja nuk arrihet vazhdimisht, fik televizorin dhe pajisjen që do të lidhje, më pas, ndizi sërish dhe provo përsëri.