Funksionim jonormal
Nëse has ndonjë nga problemet e mëposhtme ndërkohë që përdor produktin, kontrollo si vijon: produkti mund të mos ketë asnjë problem.
Nuk mund të ndez televizorin.
Sigurohu që spina e korrentit të televizorit është lidhur në rregull me prizën.
Nëse përdor shumëprizësh, kontrollo nëse funksionon në rregull.
Provo ta ndezësh me butonin e televizorit.
Thotë se nuk ka sinjal në ekran.
Sigurohu që kablloja koaksiale ose e televizorit të jetë lidhur në rregull me televizorin.
Shko te FAQJA KRYESOREFAQJA KRYESORE Butoni i hyrjesButoni i hyrjes për të zgjedhur burimin e lidhur.
Kontrollo nëse është e ndezur pajisja e jashtme, si p.sh. dekoduesi apo luajtësi për "Blu-ray".
Nuk shikoj disa programe.
Rregullo pozicionin ose drejtimin e antenës.
Ruaji programet e dëshiruara te FAQJA KRYESOREFAQJA KRYESORE Ikona e cilësimitIkona e cilësimit Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Kanalet Sintonizimi i kanaleve(Sintonizimi i programeve dhe cilësimet) ose MENAXHERI I KANALEVE.
Pas ndezjes, ekrani nuk shfaqet për njëfarë kohe.
Kjo ndodh për shkak të procesit të heqjes së zhurmave që disponohet për të eliminuar zhurmat e mundshme që mund të shfaqen gjatë ndezjes. Kjo nuk do të thotë që produkti ka defekt.
Treguesi i telekomandës magjike nuk shfaqet në ekran.
Drejtoja telekomandën televizorit dhe shtyp për pesë sekonda butonin GUIDE. Telekomanda e regjistruar më parë çregjistrohet dhe regjistrohet sërish.
Ndërro bateritë nëse të kërkohet diçka e tillë në ekranin e televizorit.
Kjo vlen vetëm për modelet që mbështesin telekomandën magjike.
Nuk funksionon kur lidh pajisje USB.
Kontrollo që USB-ja dhe kablloja USB të jenë në versionin 2.0 ose më lart.
Informacioni mbi shërbimin e klientit për problemet me produktin disponohet te FAQJA KRYESOREFAQJA KRYESORE Ikona e cilësimitIkona e cilësimit Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Të përgjithshme Informacion mbi televizorin në televizor.