Zmadhimi i ekranit të televizorit
Duke zmadhuar ekranin e televizorit, mund t’i shikosh fotot në madhësi më të madhe se sa madhësia origjinale.
Shtyp butonin LIVE ZOOM në telekomandë ndërsa shikon televizor ose gjatë luajtjes së videove.

Zmadho ekranin e televizoritZmadho ekranin e televizorit

  1. Ekrani fillestar para zmadhimit shfaqet në nënekran.
  2. Kjo tregon zonën e zmadhuar që shfaqet në ekranin kryesor.
  3. Mund të zmadhosh dhe të zvogëlosh ekranin kryesor me anë të shiritit të zmadhimit.
    Mund të rregullosh zmadhimin duke lëvizur butonin Rrota (OK) në telekomandën magjike.
  4. Mund të shfaqen butonat e mëposhtëm të komandimit në varësi të ekranit të hyrjes që po shikon.
    Nëse po shikon video në një pajisje ruajtëse "USB"
    Mund të fillosh regjistrimin duke zmadhuar videon në pajisjen ruajtëse "USB".
    Për më shumë informacion, shih Avantazhet e Smart TV Regjistrim i zmadhuar tek Udhëzuesi i përdorimit.
    Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.
    Ky funksion mund të përdoret vetëm me telekomandë magjike.
    Nëse përdor regjistrimin ose funksionin Live Playback gjatë shikimit të transmetimeve dixhitale
    Shfaqet shiriti i ecurisë së regjistrimit ose të Live Playback.
    Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele ose në disa shtete.
  5. Mund të pushosh ose rifillosh ekranin aktual.
    Nëse ekzekuton ose rihap ndërkohë që shikon një transmetim, do të shikosh ekranin aktual të transmetimit.
  6. Mund të regjistrosh ekranin aktual.
    Fotot e shkrepura mund t’i shohësh tek aplikacioni Foto dhe video.
  7. Mund të fshehësh nënekranin.
Për të mbyllur funksionin dhe për t’u kthyer në ekranin fillestar, shtyp LIVE ZOOM ose EXIT. Funksionin mund ta mbyllësh dhe me butonin BACK në telekomandë.
Nëse ndryshon kanalin ose hap një aplikacion tjetër në ekran të zmadhuar, funksioni mbyllet.
Ky funksion mbështetet vetëm te Live TV, figurat tek aplikacionet Foto dhe video, regjistrimet tek aplikacionet Regjistrimet (disponohet vetëm në disa shtete) ose në modalitetin e burimit "HDMI".
Zhvendosja e pozicionit të ekranit të zmadhuar
Mënyra 1. Në ekranin kryesor, lëviz treguesin e telekomandës magjike në pozicionin që dëshiron dhe shtyp butonin Rrota (OK).
Pozicioni i zgjedhur do të zhvendoset në qendër të ekranit.

Kliko pikën sipas dëshirës në ekranin kryesorKliko pikën sipas dëshirës në ekranin kryesor


Mënyra 2. Duke përdorur treguesin në telekomandën magjike, tërhiq zonën e zmadhuar nga nënekrani në pozicionin që dëshiron.

Tërhiq nënekraninTërhiq nënekranin


Mënyra 3. Në nënekran, zgjidh zonën që dëshiron të zmadhosh me anë të telekomandës magjike.

Kliko pikën sipas dëshirës në nënekranKliko pikën sipas dëshirës në nënekran

Gjithashtu, mund të zhvendosësh ekranin me anë të butonave LartLart / PoshtëPoshtë / MajtasMajtas / DjathtasDjathtas në telekomandë.