Product

Funksionon me shërbimin “Alexa”

Shërbimi “Alexa” ju mundëson ta komandoni me zë këtë produkt, duke i dhënë komanda zanore një pajisjeje që e ka të integruar shërbimin “Alexa”. Pajisja që e ka të integruar shërbimin “Alexa” shitet më vete.

Hapat për instalimin e shërbimit “Alexa”

Hapni aplikacionin “LG ThinQ” dhe prekni butonin “amazon alexa” në ekranin e parë dhe pastaj ndiqni udhëzimet.

39547.png

16256.png

Si ta përdorni shërbimin “Alexa”

  • Sqarimi i shënjestrimit: Duke përdorur pajisjet që e kanë të integruar shërbimin “Alexa” (p.sh. pajisjen “Amazon Echo”), ju mund t’i kërkoni Aleksës të luajë muzikë në boksin horizontal [S90TR]. Për shembull, “Aleksa, luaj xhaz në [LG S90TR Soundbar]”.
  • Altoparlanti i preferuar: Ju mund të përcaktoni një ose më shumë altoparlantë me qëllim që pajisjet specifike, brenda grupit “Smart Home”, të luajnë muzikë. Ju mund t’i përcaktoni altoparlantët duke përdorur aplikacionin “Alexa”.
  • Transmetimi i muzikës nga aplikacioni “Alexa”: Ju mund ta kontrolloni luajtjen e muzikës në boksin horizontal [S90TR] nga larg, duke përdorur aplikacionin “Alexa”.

“Amazon”-i, “Alexa” dhe të gjitha logot e ndërlidhura janë marka tregtare të kompanisë “Amazon.com, Inc.” ose të bashkëpunëtorëve të saj.

37566.png

37559.png Shënim

  • Ky shërbim ofrohet nga “Amazon”-i dhe mund të ndërpritet në çdo kohë. Kompania “LG” nuk merr përsipër përgjegjësi lidhur me disponueshmërinë e shërbimit.
  • Ekrani i aplikacionit “Alexa” të “Amazon”-it pëson ndryshime pa njoftim paraprak.
  • Ky shërbim mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende/shtete.
  • Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e internetit
  • - https://www.amazon.com/gp/help/customer/display.html?nodeId=202207000