Lart > PËRDORIMI > Shtimi i detergjentit dhe zbutësit > Përdorimi i funksionit ezDispense

Përdorimi i funksionit ezDispense

Kur ndizet funksioni ezDispense detergjenti dhe zbutësi i lëngshëm shpërndahen në sasitë e caktuara, në momentin e duhur gjatë ciklit.

  • Një ndarje e plotë me detergjent do të zgjasë për rreth 20 cikle standarde, nëse kazani ngarkohet deri në gjysmë me rroba.

  • Cilësimet standarde janë konfiguruar për të shpërndarë 42 ml detergjent dhe 30 ml zbutës për 4-6 kg rroba të ndotura normalisht. Kjo mund të ndryshohet duke përdorur butonin Dispenser 1 ose Dispenser 2. Ju lutem shikoni pjesën Opsione dhe funksione ekstra në kapitullin FUNKSIONIMI për hollësi të mëtejshme.

  • Rrëshqitni ngadalë sirtarin e dispenserit të detergjentit derisa të ndalojë.

    1. Ndarja e detergjentit të lëngshëm

    2. Zbutës i lëngshëm i rrobave ose ndarja e detergjentit të lëngshëm

  • Rrotullojini në drejtim të kundërt të akrepave të orës kapakët në ndarjet ezDispense për t'i hapur.

  • Hidhni detergjentin dhe zbutësin në ndarjet e tyre përkatëse deri te vija MAX.

    • Sirtari ezDispense ka dy ndarje. Vendosni detergjentin e lëngshëm në ndarjen e anës e djathtë dhe zbutësin e lëngshëm të rrobave ose detergjentin e lëngshëm në ndarjen e anës së majtë. Nëse detergjenti hidhet në ndarjen b nuk mund të përdoret zbutësi i rrobave.

    • Mos vendosni zbardhues pluhur ose të lëngshëm, xhel, detergjent tabletash, lëngje natyrale me bazë vaji ose detergjentë të tipit fletësh ose solucione acidike si uthulla në ndarjet ezDispense. Ky veprim do të shkaktojë dëmtim të tubit të brendshëm dhe pjesëve të tjera shpërndarëse dhe do të ndikojë në funksionimin.

    • Hiqni çdo mbetje detergjenti në pjesën e jashtme të sirtarit ezDispense para se ta futni.

    • Mos u mundoni t'i mbushni shumë shpejt ndarjet. Shtoni ngadalë detergjentin dhe zbutësin për të shmangur derdhjet.

  • Pasi të mbushni ndarjet, vendosni kapakët dhe rrotullojini në drejtim të akrepave të orës derisa të mbyllen fort.

    • Mbyllini në mënyrë të sigurt kapakët në ndarjet ezDispense për të minimizuar futjen e ajrit që mund t'i ngurtësojë këta aditivë dhe të parandalojë shpërndarjen e tyre siç duhet. Kini kujdes që të mos humbisni kapakët.

  • Mbylleni sirtarin e dispenserit me ngadalë para se të filloni ciklin.

    • Mbyllja me forcë e sirtarit mund të shkaktojë derdhjen e detergjentit në ndarjen tjetër apo kalimin e detergjentit në kazan më parë se sa është programuar.

    • Kini kujdes që mos të kapni dorën me sirtar gjatë mbylljes.

    • Është normale që një sasi e vogël uji të mbetet në ndarjet dispenserit manual në fund të ciklit.

KUJDES
  • Mbylleni kapakun në mënyrë të sigurt para se ta përdorni. Nëse jo, detergjenti dhe zbutësi do të ngurtësohen ose do të derdhen.

  • Rrëshqitni me ngadalë, brenda ose jashtë, sirtarin e dispenserit të detergjentit dhe përdorni të dyja duart për siguri. Mosrespektimi i kësaj mund të dëmtojë lavatriçen ose të shkaktojë rrjedhje të detergjentit ose zbutësit nga tapat e ventilimit.

  • Detergjenti ose zbutësi i rrobave që mbetet për një periudhë të gjatë në ndarjet ezDispense mund të ngurtësohet dhe të mos shpërndahet si duhet.

  • Mos e hiqni sirtarin e dispenserit ndërkohë që produkti është në punë.

  • Hiqni detergjentin/zbutësin nga ndarjet ezDispense para se të lëvizni ose zhvendosni lavatriçen.

  • Ruani nivelin e ndarjes së ezDispense për të parandaluar rrjedhjen e materialit.

Përdorimi i funksionit të shpërndarjes manuale

Shtoni detergjent në dispenserin manual.

  • Shtypni butonin Dispenser 1 ose Dispenser 2 vazhdimisht për të fikur funksionin ezDispense.

    1. Butoni Dispenser 1

    2. Butoni Dispenser 2

  • Hapni sirtarin e dispenserit të detergjentit.

  • Futni produktet e larjes në ndarjet e duhura të dispenserit manual të detergjentit.

    • Përdorni ndarjen e detergjentit për larjen kryesore në dispenserin manual për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.

    • Mos vendosni detergjent në formë flete, tablete ose pakoje te dispenseri manual.

    • Nëse përdorni detergjent në formë pakoje me një përdorim, vendoseni pakon në kazan para se të vendosni rrobat. Mos vendosni detergjent në formë pakoje të lëngshme ose pluhur në asnjë nga dispenserat.

    c Ndarja manuale e detergjentit për larjen kryesore

  • Mbyllni me kujdes sirtarin e dispenserit të detergjentit përpara se të nisni ciklin.

    • Mbyllja me forcë e sirtarit të detergjentit mund të shkaktojë derdhjen e detergjentit në ndarjen tjetër apo rrjedhjen e detergjentit në kazan më parë se sa është programuar.

KUJDES
  • Mos vendosni ose ruani mbi lavatriçe produktet e larjes, si detergjent, zbardhues ose zbutës i lëngshëm i rrobave. Këto produkte mund të dëmtojnë veshjen dhe kontrollet e lavatriçes.

SHËNIM
  • Dispenseri manual nuk mund të përdoret për shpërndarjen e detergjentit për para larje.

  • Kur shtoni detergjent në formë tabletash dhe zbutës të ujit, sigurohuni që të fikni funksionin ezDispense.

Ndarja manuale e detergjentit për larjen kryesore

Në këtë ndarje vendoset detergjenti larës për ciklin kryesor të larjes. Rekomandohet që në këtë ndarje të përdoret detergjent pluhur.

  • Zbardhuesi i lëngshëm ose pluhuri për mbrojtjen e ngjyrave mund të shtohet në ndarjen manuale të larjes kryesore me detergjent të të njëjtit lloj. Mos përzieni lëngjet me pluhurat.

  • Nëse përdorni një detergjent që nuk tretet lehtësisht ose një detergjent me viskozitet të lartë, ai do të lërë pas mbetje dhe do të bllokojë dispenserin.

  • Sigurohuni që të fikni funksionin ezDispense.