Çfarë është njohja e lëvizjeve?
Mund ta komandosh televizorin thjesht duke bërë gjeste për kamerën.
Mund ta përdorësh funksionin e njohjes së lëvizjeve për të fikur televizorin, ndryshuar kanalin dhe kontrolluar volumin.
Mund ta përdorësh funksionin e njohjes së lëvizjeve për të fikur televizorin, ndryshuar kanalin dhe kontrolluar volumin.
Njohja e lëvizjeve është funksion vetëm për shikimin e televizorit dhe nuk mbështetet gjatë përdorimit të menysë smart, si p.sh. kur lidhen pajisje me valë, duke përfshirë aplikacionet e televizorit ose foletë USB.
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga televizori.

Aktivizimi i njohjes së lëvizjeve (gjeste me gisht)
- Përgatit kamerën e Smart TV për përdorim. Nëse Smart TV nuk është i pajisur me kamerë, instalo kamerën për videotelefonatë të LG-së. (Për më tepër informacion, drejtoju manualit të instalimit të LG Smart TV ose manualit të përdorimit të kamerës.)
- Kamera aktivizohet 20 deri në 30 sekonda pas ndezjes së televizorit.
- Kontrollo nëse

Të përgjithshmeNjohja e lëvizjeveNjohja e lëvizjeve është caktuar në Aktive. - Shiko kamerën dhe ngrije dorën pranë fytyrës me gishtin tregues të drejtuar lart gjatë shikimit të televizorit. Telekomanda për njohjen e lëvizjeve shfaqet në ekranin e televizorit. (Mund ta kontrollosh diapazonin e njohjes së lëvizjeve nga kamera te

Të përgjithshmeNjohja e lëvizjeveRREGULLO KËNDIN E KAMERËS.)

- Lëvize dorën majtas ose djathtas për të zgjedhur funksionin. Përkule dhe drejtoje gishtin tregues për të aktivizuar funksionin.
Në varësi të modelit ose rajonit, kjo mund të caktohet në menynë Komandat me zë dhe me gjeste.
Lëvizja mund të mos dallohet në rastet e mëposhtme:
- Kur ka shumë errësirë ose shumë dritë (luminanca ideale: 50 lux - 600 lux)
- Kur dora nuk mund të njihet për shkak të një drite të fortë pas teje
- Kur kamera njeh lëvizjen e paqëllimtë si komandë ose kur ka ndërhyrje nga lëvizje të tjera gjatë njohjes së lëvizjeve
- Kur je shumë afër ose shumë larg kamerës (1,5 m - 4,5 m)
- Kur gishtat nuk mund të diktohen nga kamera për shkak se ke veshur doreza ose ke fashuar dorën.
- Kur dora është përpara fytyrës gjatë njohjes së lëvizjeve.
- Kur pas dorës gjendet një motiv kompleks ose kur sfondi është i ngjashëm me duart.
- Kur lëvizja që hap telekomandën ose lëvizja për zgjedhje është shumë e ngadaltë ose shumë e shpejtë.
- Kur ka dritë të drejtpërdrejtë të diellit.
- Kur përdoren gishtat e tjerë në vend të gishtit tregues.
Lëvizja nuk do të dallohet në rastet e mëposhtme:
- Kur

Të përgjithshmeNjohja e lëvizjeveNjohja e lëvizjeve është caktuar në Joaktive
: Kaloje tek Aktive. - Kur në ekranin e televizorit është shfaqur një tjetër meny
: Mbylle menynë dhe rifillo lëvizjen. - (Modelet me kamerë të integruar) Kur kamera e integruar është e mbyllur
: Hape kamerën e integruar për përdorim.
Me dorën e mbledhur grusht, afroje nyjën e mesit të gishtit tregues në qendër të buzëve. Kjo do të ekzekutojë komandën Pa zë.
Njohja e lëvizjeve aktivizohet vetëm në modalitetin e shikimit të televizorit dhe në modalitetin e hyrjes.
Për pajisjet e lidhura nëpërmjet folesë USB ose lidhjes me valë, disa funksione nuk mund të përdoren nëpërmjet Njohjes së lëvizjeve.
Nëse disa persona përpiqen të përdorin njëkohësisht njohjen e lëvizjeve, do të njihet vetëm gjesti i parë. Për të ndërruar dorën gjatë përdorimit të telekomandës, ule dorën e parë për të larguar telekomandën nga ekrani dhe ngrije dorën tjetër për njohjen e lëvizjeve.
Bëj kujdes të mos e lëvizësh dorën shumë shpejt dhe të mos bësh lëvizje të mëdha. Kjo mund të shkaktojë keqfunksionimin e kamerës. Lëvize dorën ngadalë pranë fytyrës.
Nëse njohja e lëvizjeve nuk funksionon siç duhet, uli duart poshtë dhe pastaj ngriji sërish.
Nëse gishti tregues është përkulur me kënd, kamera mund të mos e njohë ose mund ta njohë si gisht të përkulur dhe të kryejë funksion.