Çiftimi i telekomandës magjike
Për ta përdorur telekomandën magjike duhet ta çiftosh me LG Smart TV.
Para përdorimit çiftoje telekomandën magjike si më poshtë:
  1. Ndiz televizorin. Pas afërsisht 10 sekondave, drejtoje telekomandën nga televizori dhe shtyp butonin Rrota (OK).
  2. Telekomanda magjike regjistrohet automatikisht dhe mesazhi i përfundimit të çiftimit shfaqet në ekranin e televizorit.
Nëse regjistrimi i telekomandës magjike nuk u arrit, fike televizorin dhe provo sërish.
Riregjistrimi i telekomandës magjike
  1. Shtyp dhe mbaj njëkohësisht butonin Home dhe Back për rreth 5 sekonda.
  2. Për të riregjistruar telekomandën magjike, shtyp Rrota (OK) ndërkohë që e drejton nga televizori.
Për të ricaktuar telekomandën magjike, shtyp njëkohësisht butonin Home dhe Back për rreth 5 sekonda.
Shtyp butonin Exit për rreth 5 sekonda ndërkohë që drejton telekomandën nga televizori për ta ricaktuar dhe riregjistruar.
Konfigurimi i treguesit të telekomandës magjike
HomeSettingsAsistencaOpsioni i treguesit
Këtu mund të caktosh shpejtësinë dhe formën e treguesit ndërkohë që është i shfaqur në ekran.
Shpejtësia e gjurmimit Cakton shpejtësinë e treguesit.
Madhësia Zgjedh madhësinë e treguesit.
Treguesi zhduket nëse nuk përdoret për një periudhë të caktuar kohe. Kur treguesi zhduket nga ekrani tundeni telekomandën magjike djathtas dhe majtas. Më pas, ai rishfaqet.
Nëse treguesi nuk reagon mirë, mund ta ricaktosh duke e zhvendosur në cep të ekranit.
Treguesi zhduket nëse shtyp butonat lart, poshtë, majtas ose djathtas dhe telekomanda punon si telekomandë tradicionale.
Përdore telekomandën brenda rrezes së specifikuar (brenda 10 metrave). Kur pajisja përdoret jashtë zonës së mbulimit ose nëse ka pengesa brenda zonës së mbulimit, komunikimi mund të mos arrihet.
Komunikimi mund të mos arrihet kur përdoren aksesorë. Pajisjet si furra me mikrovalë dhe LAN me valë funksionojnë në të njëjtën bandë frekuencash (2,4 GHz) si telekomanda magjike. Kjo mund të shkaktojë mosarritjen e komunikimit.
Goditjet mund të shkaktojnë keqfunksonimin e telekomandës magjike.
Gjatë përdorimit të telekomandës magjike, bëj kujdes që të mos e përplasësh me mobiliet që ndodhen pranë, pajisjet elektronike apo me njerëzit e tjerë.