Përdorimi i telekomandës universale
[Ky funksion vlen vetëm për telekomandën magjike.]
[Ky funksion disponohet vetëm në disa shtete.]
Mund të kontrollosh pajisje të tilla si dekoduesi, luajtësi për Blu-ray ose sistemi i kinemasë.
[Ky funksion disponohet vetëm në disa shtete.]
Mund të kontrollosh pajisje të tilla si dekoduesi, luajtësi për Blu-ray ose sistemi i kinemasë.
- Kontrollo nëse pajisja që dëshiron të caktosh është e lidhur me televizorin.
- Pas shtypjes së butonit
në telekomandën magjike, zgjidh pajisjen që do të komandosh në listën e zgjedhjes së pajisjes.
Nëse nuk mund t'i gjesh pajisjet që po kërkon, shko te
TË GJITHA HYRJET. Kliko këtu për të parë udhëzimet për hyrjen. - Kur zgjedh pajisje në listën e zgjedhjes së pajisjes, telekomanda virtuale ndryshon për të komanduar pajisjen.
Për të parë butona të tjerë kontrolli, zgjidh
në pjesën e poshtme të telekomandës virtuale.
Ndryshimi ose anulimi i cilësimeve të telekomandës universale
Shko te 
TË GJITHA HYRJET dhe zgjidh pajisjen që dëshiron. Nëse zgjedh KONFIGURIMI I TELEKOMANDËS UNIVERSALE, mund të caktosh ose të shkëpusësh hyrjet.

TË GJITHA HYRJET dhe zgjidh pajisjen që dëshiron. Nëse zgjedh KONFIGURIMI I TELEKOMANDËS UNIVERSALE, mund të caktosh ose të shkëpusësh hyrjet. Gjatë ndryshimit të cilësimeve, kontrollo nëse pajisja që do ndryshohet të jetë e ndezur.
Mund të caktosh një pajisje për lloj.
Me telekomandën virtuale, mund të komandosh vetëm pajisjet e markës ose prodhuesit të renditur në ekranin Cilësimet.
Nëse lidhesh në rrjet përpara konfigurimit të telekomandës universale, bëhet i disponueshëm përditësimi më i fundit për listën e prodhuesve të mbështetur.
Disa butona mund të mos funksionojnë në varësi të modelit të pajisjes së jashtme.
Vendose pajisjen pranë televizorit që të funksionojë pa probleme.
Nëse pajisja është në sirtar, hape sirtarin.
Telekomanda universale mund të mos funksionojë siç duhet nëse ke caktuar tashmë manualisht numra kanalesh që ndryshojnë nga numrat fillestarë të kanaleve të dekoduesit.