Përdorimi i mausit USB me kabllo/me valë
Lidhe mausin me folenë USB. Përdore mausin për të lëvizur treguesin në ekranin e televizorit dhe zgjidh menynë që dëshiron.
| Mausi | Telekomanda magjike |
| Butoni i majtë | Butoni OK në telekomandën magjike |
| Butoni Rrota | Butoni në telekomandën magjike |
Butoni i djathtë dhe butonat e veçantë në maus nuk funksionojnë.
Kur përdoret tastierë/maus USB me valë, funksionimi mund të ndikohet nga largësia dhe kushtet e mjedisit me valë.
Përdorimi i tastierës USB me kabllo/me valë
Lidhe tastierën me folenë USB. Kur përdor funksionin e kërkimit dhe internetin mund ta japësh tekstin me anë të tastierës.
Në disa ekrane nuk mund të japësh tekst.
Rekomandohet përdorimi i një produkti të testuar për pajtueshmëri me televizorët LG.
LOGITECH K360, LOGITECH K400, LOGITECH K750, LG Electronics MKS-1200
LOGITECH K360, LOGITECH K400, LOGITECH K750, LG Electronics MKS-1200
Gjuhën e shkrimit mund ta ndryshosh duke shtypur tastin e ndërrimit të gjuhës (apo tastin Alt në të djathtë) në tastierë.
Përdorimi i tastierës USB me valë mund të ndikohet nga rrezja e përdorimit dhe sistemi i lidhjes me valë.
Për të shkruar tekst në fushën e tekstit, përdor tastierën e shfaqur në ekranin e televizorit ose tastierën USB.
Përdorimi i bllokut të lojërave
Nëse nevojitet bllok lojërash për lojën, lidhe bllokun e lojërave me folenë USB në televizor.
Rekomandohet përdorimi i një blloku lojërash të testuar për pajtueshmëri me televizorët LG.
LOGITECH F310, LOGITECH F510, LOGITECH F710, LOGITECH Rumblepad 2, LOGITECH Cordless Rumblepad 2, LOGITECH Dual Action Gamepad, MICROSOFT Xbox 360 Controller (me kabllo), SONY Playstation(R)3 Controller
LOGITECH F310, LOGITECH F510, LOGITECH F710, LOGITECH Rumblepad 2, LOGITECH Cordless Rumblepad 2, LOGITECH Dual Action Gamepad, MICROSOFT Xbox 360 Controller (me kabllo), SONY Playstation(R)3 Controller