Përdorimi i njohjes së zërit
Mund ta përdorësh funksionin e njohjes së zërit për të shkruar fjalë në kutinë e tekstit.
Mund ta japësh tekstin me anë të zërit nëse shtyp butonin Mic në telekomandën magjike kur në televizor shfaqet tastiera në ekran.
Shembull për përdorimin e internetit
  1. Nis funksionin Shfletuesi i rrjetit. Lëvize treguesin e telekomandës magjike në kutinë e tekstit në një faqe interneti për të hapur tastierën virtuale.
  2. Shtyp butonin Mic në telekomandën magjike.
  3. Kur dritarja e informacionit të njohjes së zërit shfaqet siç tregohet më poshtë, thuaje komandën qartë dhe ngadalë.

    Voice Recognition

  4. Pas përfundimit të njohjes së zërit, shfaqet lista e rezultateve të njohjes së zërit siç tregohet më poshtë. Nëse nuk merr rezultatet që dëshiron, shtyp butonin Riprovo për ta provuar sërish. Zgjidh rezultatin dhe ai shfaqet në kutinë e tekstit. Shtyp butonin Kërko në faqen e internetit për të marrë rezultatin që dëshiron.
  5. Voice Recognition-result

Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga televizori juaj.
Përpara se të përdorësh funksionin e njohjes së zërit, kontrollo lidhjen me rrjetin.
Gjuha e njohjes së zërit mund të ndryshohet te HomeSettingsTë përgjithshmeGjuhaGjuha e njohjes së zërit.
Shpejtësia e njohjes së zërit mund të ndryshojë në varësi të karakteristikave të përdoruesit (zëri, shqiptimi, intonacioni dhe shpejtësia) dhe të mjedisit (zhurma dhe volumi i televizorit).
Për të përmirësuar saktësinë e njohjes së zërit, duhet të flasësh qartë dhe me zë të lartë në distancë rreth 10 cm nga mikrofoni i telekomandës magjike.
Funksioni i njohjes së zërit nuk mund të përdoret në kutitë e tekstit për artikuj si ID-ja, fjalëkalimi dhe URL-ja.