Konfigurimi i rrjetit - paralajmërim
Përdor kabllo standarde LAN (kategoria 5 ose më lart me fole RJ45, fole 10 Base-T ose 100 Base TX LAN).
Rikonfigurimi i modemit mund të shkaktojë probleme me lidhjen në rrjet. Për ta zgjidhur problemin, fike, shkëpute dhe rilidhe dhe më pas ndize sërish.
LG Electronics nuk mban përgjegjësi për problemet me lidhjen në rrjet ose për defekte, keqfunksionime dhe gabime të shkaktuara nga lidhja në rrjet.
Lidhja në rrjet mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
Për shërbimin DSL nevojitet modem DSL; për shërbimin kabllor nevojitet modem me kabllo. Mund të disponohet vetëm një numër i kufizuar lidhjesh rrjeti dhe konfigurimi i rrjetit të televizorit mund të mos disponohet në varësi të kontratës tënde me ofruesin e shërbimit të internetit (ISP). (Pajisjet e tjera nuk mund të përdoren nëse lejohet vetëm një pajisje për linjë dhe nëse kompjuteri është lidhur tashmë.)
Rrjetet me valë mund të pësojnë interferencë nga pajisjet e tjera që punojnë me frekuencë 2,4 GHz (celularë me valë, pajisje Bluetooth ose furra me mikrovalë). Mund të shkaktohet interferencë edhe nga pajisjet me frekuencë 5 GHz, njësoj si pajisjet e tjera Wi-Fi.
Mjedisi rrethues me valë mund të shkaktojë funksionimin e ngadaltë të shërbimit të rrjetit me valë.
Nëse nuk e fik të gjithë rrjetin lokal të shtëpisë, në disa pajisje mund të ketë trafik rrjeti.
Për lidhjen AP nevojitet një pajisje pikëhyrjeje që mbështet lidhjen me valë dhe funksioni i lidhjes me valë duhet të jetë i aktivizuar te pajisja. Kontakto ofruesin e shërbimit në lidhje me disponueshmërinë e lidhjes me valë në pikëhyrjen tënde.
Për lidhjen AP kontrollo SSID-në dhe cilësimet e sigurisë së AP-së. Drejtoju dokumentacionit përkatës për SSID-në dhe cilësimet e sigurisë së AP-së.
Cilësimet e pavlefshme në pajisjet e rrjetit (ndarës linje me kabllo/me valë, grup) mund të shkaktojnë funksionimin e ngadaltë ose jo të duhur të televizorit. Instaloji pajisjet siç duhet sipas manualit përkatës dhe konfiguro rrjetin.
Mënyra e lidhjes mund të ndryshojë në varësi të prodhuesit të AP-së.