Zgjedhja e modalitetit të figurës
HomeSettingsFiguraModaliteti i figurës.
Zgjidh modalitetin e figurës që i përshtatet më mirë ambientit të shikimit, preferencave të tua ose llojit të videos.
Me ngjyra të ndezura
Qartëson figurën duke rritur kontrastin, ndriçimin dhe qartësinë.
Standard
Shfaq figurën me nivele normale kontrasti, ndriçimi dhe qartësie.
Eco / APS
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Funksioni i kursyesit të energjisë ndryshon cilësimet në televizor për të reduktuar konsumin e energjisë.
Filma
Optimizon ekranin për filma.
Sporte / Futboll
Optimizon ekranin për lojëra sportive. Qartëson figurën e lëvizjeve të shpejta, si gjuajtja ose hedhja e topit.
Emri i sportit mund të ndryshojë në varësi të rajonit.
Lojë
Optimizon ekranin për lojëra.
Foto
[vetëm modeli Ultra HD]
Ky modalitet është i optimizuar për shikimin e fotove. Shfaq fotot shtruar duke minimizuar humbjen e cilësisë së fotos origjinale.
Ekspert
U mundëson ekspertëve ose kujtdo që pëlqen cilësinë e figurës të kalibrojnë deri në cilësinë më të mirë të figurës. Ky opsion është meny rregullimi e ofruar për ekspertët e kalibrimit të cilësisë së figurës, të certifikuar nga ISF-ja. (Logoja ISF mund të përdoret vetëm në lidhje me televizorë të certifikuar nga ISF-ja.)
ISFccc: Kontrolli i kalibrimit i certifikuar nga Imaging Science Foundation (Fondacioni i Shkencës së Imazherisë)
Artikujt e konfigurueshëm ndryshojnë në varësi të modelit ose të shtetit.
Modalitetet e disponueshme të figurës mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës.
Ekspert është një opsion që u mundëson ekspertëve të kalibrojnë cilësinë e figurës duke përdorur një figurë specifike. Për këtë arsye, ai mund të mos jetë efikas për figura të zakonshme.
Përdorimi i modalitetit inteligjent të figurës
HomeSettingsFiguraModaliteti inteligjent i figurës.
Kur ky modalitet është aktiv, televizori rregullohet automatikisht në cilësimet optimale të figurës, bazuar në të dhënat që merr mbi zhanrin e programit që po luhet.
Caktoje opsionin në Aktiv për ta aktivizuar modalitetin.