Rregullimi i sinkronizimit AV
HomeSettingsZëriAV Sync. Rregullo dhe më pas shtyp Aktiv.
Altoparlanti i televizorit Rregullon sinkronizimin e zërit nga altoparlantët e integruar në televizor.
Sa më pranë shenjës minus (-), aq më e gjatë është koha e daljes së audios. Sa më pranë shenjës plus (-), aq më e madhe është shpejtësia e daljes së audios krahasuar me të paracaktuarën.
Altoparlanti i jashtëm Rregullon mënyrën si sinkronizohet zëri nga altoparlantët e jashtëm, si p.sh. altoparlantët e lidhur në folenë e daljes së zërit dixhital ose pajisjet e zërit LG.
Sa më pranë shenjës minus (-), aq më e gjatë është koha e daljes së audios. Sa më pranë shenjës plus (-), aq më e madhe është shpejtësia e daljes së audios krahasuar me të paracaktuarën.
Pajisjet audio LG mbështeten vetëm nga modelet me fole dixhitale optike ose HDMI (ARC).
Bypass Nxjerr sinjalet e transmetimit ose zërin nga pajisjet e jashtme pa vonesë audio. Audio mund të dalë përpara videos për shkak të kohës që i duhet televizorit për të përpunuar hyrjen video.