Përdorimi i SIMPLINK
SIMPLINK mundëson komandimin e pajisjeve të ndryshme multimedia për të bërë të mundur përdorimin e multimedias thjesht duke përdorur telekomandën e televizorit nëpërmjet menysë SIMPLINK.
  1. Lidhe folenë e daljes HDMI të SIMPLINK me folenë Hyrja HDMI të televizorit me kabllo HDMI.
  2. HomeSettingsTë përgjithshmeSIMPLINK.
  3. Konfiguro cilësimet e SIMPLINK.
  4. Dil nga faqja e cilësimeve të SIMPLINK.
  5. Ndiz pajisjen e lidhur. Pajisja lidhet automatikisht me televizorin.
  6. Nëse pajisja nuk lidhet automatikisht me televizorin, kliko butonin Hyrja.
Drejtoju udhëzimeve të mëposhtme gjatë përdorimit të sistemit të kinemasë ose shiritit të zërit.
  1. Kur lidhet kabllo HDMI, cilësimi i paracaktuar i zërit caktohet në dixhital optik.
  2. Pajisja HDMI ARC duhet të lidhet me folenë e hyrjes HDMI ARC.
  3. Zgjidh SettingsZëriDalja e zërit për të konfiguruar cilësimet për altoparlantin e jashtëm.
  4. Për sistemet e kinemasë që mbështesin SIMPLINK, lidhe në folenë e hyrjes HDMI dhe më pas lidh me kabllo optike folenë e daljes optike dixhitale të televizorit me folenë e hyrjes optike dixhitale të pajisjes së lidhur me SIMPLINK (shitet veçmas).
Ky funksion punon vetëm me pajiset me logon . Kontrollo për logon SIMPLINK në pajisjen e jashtme.
Mund të shfaqet problem me përdorimin e pajisjes nëse kjo e fundit nuk përmbush specifikimet e nevojshme.
Për të përdorur SIMPLINK, kërkohet kabllo HDMI® e shpejtësisë së lartë me funksion CEC (Consumer Electronics Control). Për transferimin e të dhënave midis pajisjeve përdoret kabllo HDMI® e shpejtësisë së lartë me 13 kunja.
Lidhja e kabllos optike mbështetet vetëm për modelet me fole optike dixhitale.
Funksionet e mbështetura të SIMPLINK
Luajtje e menjëhershme Kur ndez pajisjen multimedia, në televizor mund të shikosh menjëherë materiale nga pajisja, pa u dashur të kontrollosh asgjë.
Shiko media I mundëson përdoruesit komandimin e pajisjeve multimedia me anë të telekomandës së televizorit për të parë materiale.
Fikja kryesore Nëse sinkronizimi automatik i energjisë është caktuar në aktiv në cilësimet e SIMPLINK, fikja e televizorit fik të gjitha pajisjet e lidhura me SIMPLINK.
Ndezja kryesore Nëse sinkronizimi automatik i energjisë është caktuar në Aktiv në cilësimet e SIMPLINK, ndezja e pajisjes së lidhur me SIMPLINK ndez televizorin.
Ndrysho altoparlantin Mund të zgjedhësh ose sistemin e kinemasë ose altoparlantin e televizorit.