Përdorimi i Intel® WiDi
Shtyp Home dhe më pas shtyp Home_right poshtë djathtas faqes kryesore. Mund të hapësh aplikacionin Screen Share.
  1. Aktivizo Intel® WiDi në pajisjen që dëshiron të lidhësh.
  2. Televizori shfaqet në listën e pajisjeve të disponueshme.
  3. Zgjidh televizorin për të kërkuar lidhjen dhe në ekranin e televizorit shfaqet mesazhi që kërkon vendosjen e PIN-it 8-shifror.
  4. Jep PIN-in dhe zgjidh Lidhu.
  5. Pas vendosjes së lidhjes, televizori shfaq ekranin e pajisjes së lidhur.
Gjatë lidhjes nëpërmjet Intel® WiDi, rekomandohet që ta vendosësh pajisjen pranë televizorit.
Pavarësisht se Intel® WiDi mund të lidhet pa rrugëzues me valë, rekomandohet që ta lidhësh rrugëzuesin me valë në fillim për performancë optimale.
Ai mbështet lidhjen me versionin Intel® WiDi 3.5.
Rekomandohet që ta lidhësh pajisjen me rrugëzues 5 GHz, pasi performanca mund të ndikohet nga mjedisi me valë.
Shpejtësia e reagimit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdorimit.
Për më shumë informacion mbi pajisjen me të cilën dëshiron të lidhesh, drejtoju manualit të saj të përdorimit.