Përdorimi i funksionit Wi-Fi Direct

RrjetiWi-Fi DirectWi-Fi Direct është funksion që mundëson lidhjen e televizorit me pajisje të pajisur me Wi-Fi Direct, pa lidhje me internetin. Me SmartShare mund të shikosh skedarët e ruajtur në pajisjen e lidhur nëpërmjet Wi-Fi Direct.
- Caktoje opsionin Wi-Fi Direct në Aktiv. (Pasi të ndalosh përdorimin e tij, ktheje sërish në Joaktiv.)
- Aktivizo Wi-Fi Direct në pajisjen me të cilën dëshiron të lidhesh.
- Shfaqet lista e pajisjeve që mund të lidhen me televizorin.
- Zgjidh pajisjen për ta lidhur.
- Nëse pajisja e dëshiruar e pranon kërkesën, Wi-Fi Direct do të lidhet.
- Zgjidh skedarin e videos, muzikës ose fotos nëpërmjet SmartShare në pajisjen e lidhur për ta luajtur në televizor.
- Me SmartShare mund të shikosh skedarët e ruajtur në pajisjen e lidhur nëpërmjet Wi-Fi Direct.