Çfarë është LG Store?
LG Store Ky është një shërbim inteligjent që ju mundëson të gjeni më lehtë dhe më shpejt Live TV, filmat dhe emisionet në një vend të vetëm, si dhe të shkarkoni një sërë aplikacionesh edukative, argëtuese, të stilit të jetesës dhe lajmesh.
Ky funksion disponohet vetëm në disa shtete.
Në varësi të shtetit, hapja e disa prej këtyre funksioneve mund të jetë e kufizuar.
Meqë produkti mund të lidhet me internetin, kërkohet kujdes ndaj fëmijëve që mund të hapin materiale të papërshtatshme.
Përdorimi i disa aplikacioneve, përfshirë shfletuesin e internetit, mund të jetë i kufizuar me qëllim bllokimin e materialeve të papërshtatshme në internet.

Siguria
Përdorimi i disa aplikacioneve, përfshirë shfletuesin e internetit, mund të jetë i kufizuar me qëllim bllokimin e materialeve të papërshtatshme në internet.

Siguria Regjistrimi për LG Store

Cilësimet e shpejtaMenaxhimi i llogarisëIDENTIFIKOHUKRIJO LLOGARI Duhet të regjistrohesh përpara se të mund të shkarkosh dhe të hapësh materialin.
- Zgjidh KRIJO LLOGARI dhe prano kushtet e shërbimit.
- Jep ID-në dhe PIN-in e zgjedhur.
- Jep sërish PIN-in në fushën Konfirmo PIN-in.
- Zgjidh OK për të përfunduar procesin e regjistrimit.
Mund të regjistrohesh në ekranin e televizorit ose në faqen e internetit (www.lgappstv.com).
Pas regjistrimit për anëtarësim, identifikohu në televizor dhe në faqen tonë të internetit me të njëjtën ID.
Mund të identifikohesh në maksimumi pesë televizorë me një ID të vetme.
Mund të identifikohesh me llogarinë tënde Facebook.
Menaxhimi i funksionit Të dhënat e mia

Cilësimet e shpejtaMenaxhimi i llogarisë| Të dhënat bazë mund t'i shikosh tek ID-ja e identifikimit. Nëse shtyp butonin Redakto, mund të ndryshosh profilin tënd të anëtarit. |
|
| Të dhënat e pagesës mund t'i kontrollosh. | |
| Aplikacionet e blera mund t'i kontrollosh me ID-në me të cilën je identifikuar. | |
| Detajet e pagesave të kryera mund t'i kontrollosh me ID-në me të cilën je identifikuar. Aplikacionet e blera mund t'i riinstalosh, përditësosh ose riblesh (kur skadojnë). |
Instalimi i aplikacioneve në televizor
LG StoreAplikacione dhe lojëra / Me pagesë
- Zgjidh aplikacionin që dëshiron nga lista.
- Kontrollo detajet e aplikacionit dhe zgjidh Instalo ose Bli.
- Kontrollo që i ke funksionet ose aksesorët e televizorit të nevojshme për instalimin e aplikacionit dhe zgjidh butonin OK.
- Për aplikacione me pagesë, kërkohet verifikimi i pagesës dhe i blerjes.
- Mund ta hapësh aplikacionin menjëherë pas përfundimit të instalimit. Nëse nuk dëshiron ta hapësh menjëherë, zgjidh Mbyll. Për ta hapur aplikacionin më vonë, shtyp
dhe zgjidh
në këndin poshtë djathtas për të shfaqur listën e aplikacioneve të instaluara në televizor.
Mund ta blesh aplikacionin në kompjuter ose në televizor, por ai mund të instalohet dhe të luhet vetëm në televizor.
Nëse nuk disponohet hapësirë e mjaftueshme në televizor, mund t'i shkarkosh aplikacionet në pajisjen ruajtëse USB të lidhur me folenë USB të televizorit. Mund t'i luash, t'i fshish ose t'i lëvizësh aplikacionet e ruajtura në pajisjen ruajtëse USB në ekranin Lista e aplikacioneve.
Njësitë e memories USB që përmbajnë aplikacione nuk mund të ruajnë lloje të tjera të dhënash. (Vetëm për aplikacionet USB)
Përdorimi i rekomandimeve mbi materialet
Ky funksion ofron materialet që mund të shohësh në televizorin inteligjent duke i kategorizuar sipas karakteristikave të tyre në mënyrë që të mund të zgjedhësh më lehtë materialet që dëshiron.
Mund të marrësh edhe rekomandime në bazë të popullaritetit ose historikut të përdorimit dhe t'i kontrollosh menjëherë detajet e tyre.
Mund të marrësh edhe rekomandime në bazë të popullaritetit ose historikut të përdorimit dhe t'i kontrollosh menjëherë detajet e tyre.
LG Store Për kanalet televizive duhet të kryhet Sintonizimi automatik për ta përdorur siç duhet shërbimin.
Nëse je shpërngulur, duhet të zgjedhësh vendndodhjen aktuale përpara se të fillosh të përdorësh shërbimin.
Informacioni i EPG-së (Guida elektronike e programeve) dixhitale që merr televizori mund të ndryshojë nga programet te Rekomandimet e Live TV të ofruara nga EPG-ja e jashtme.
Me anë të telekomandës magjike mund të kontrollosh kanalin e dekoduesit të lidhur me hyrjen.
Lidhu dhe cakto rrjetin për ta përdorur këtë funksion.
Kanalet e shfaqura te Rekomandimet e Live TV ofrohen nga ofruesi i shërbimit të transmetimit, kështu që mund të ndryshojnë nga kanalet reale të televizorit nëse janë ndryshuar nga ofruesi i shërbimit pa njoftim paraprak.
Emrat e kanaleve të ofruesit të shërbimit të transmetimit të shfaqur në Live TV ofrohen nga EPG-ja (Guida elektronike e programeve) e jashtme, kështu që emri dhe kuptimi i secilit ofrues të shërbimit të transmetimit mund të mos përputhen, pavarësisht se i referohen të njëjtës gjë.
Figura e miniaturës së programit në listën Në transmetim tani është figura përfaqësuese e programit dhe mund të ndryshojë nga figura e planifikimit real të programeve televizive.
Nëse informacioni i kanaleve në listën Live TV ndryshon nga kanali televiziv ose nga kanali i dekoduesit, vendose nga fillimi dekoduesin dhe menynë e kanaleve në cilësimet e Live TV.
Funksioni Rekomandimet e Live TV rekomandon materiale bazuar në popullaritetin në kohë reale dhe disa materiale me popullaritet të ulët mund të mos shfaqen.