Çfarë është menyja direkt?
Shtyp butonin ndërkohë që shikon televizor. Mund të zgjedhësh Menyja direkt duke lëvizur telekomandën inteligjente në të djathtë të ekranit të televizorit.
| Rekomanduar | Me këtë funksion mund të kontrollosh detajet për programin në transmetim momentalisht dhe të marrësh rekomandime në bazë të në popullaritetit ose historikut të përdorimit.
Kontrollo lidhjen e rrjetit përpara se të përdorësh funksionin. |
| Kanalet | Shfaq materialet që po transmetohen aktualisht në kanalet e tjera. Kanalet e shfaqura në listën e kanaleve jepen nga ofruesi i shërbimeve të transmetimit. Nëse ofruesi i shërbimit i ndryshon ato pa paralajmërim, kanalet aktuale televizive mund të jenë të ndryshme nga ato. Ndërkohë që informacioni i kanalit që shfaqet në listën e kanaleve përfshin informacion të ofruar nga EPG-ja e jashtme (Udhëzuesi elektronik i kanaleve), kanalet aktuale televizive mund të jenë të ndryshme nga ato. Nëse redakton kanalet në dekoder, informacioni i kanaleve televizive mund të mos jetë i njëjtë me informacionin e kanaleve në dekoder. |
| Kërko | Mund të kërkosh dhe të përdorësh lloje të ndryshme materialesh të ofruara nga LG Store, duke përfshirë transmetimet direkt, emisionet, filmat, figurën 3D, aplikacionet e lojërat etj.
Kontrollo lidhjen e rrjetit përpara se të përdorësh funksionin. |
| Regjistruar | Mund të shfaqësh listën e materialeve të regjistruara dhe t'i luash. Materialet e regjistruara me Time Machine sinkronizohen dhe shfaqen automatikisht. |
Opsionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit ose shtetit.